Hapja e “Javës së Turizmit Religjioz I
Sot u bë hapja e “Javës së Turizmit Religjioz I” që organizohet nga Forumi i Turizmit Religjioz, pjesë e programit Master Shkencor në Turizmin Religjioz të Departamentit të Teologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos. Kjo javë e parë e turizmit religjioz ka si synim të rrisë ndërgjegjësimin për Turizmin Religjioz në Shqipëri, të shpjegojë se çfarë është turizmi religjioz, të hapë një diskutim me njerëzit e biznesit dhe të tregojë se si mund të ndihmojë turizmin në përgjithësi të jetë një biznes i qëndrueshëm. Dita e parë e programit është më shumë teorike dhe përpiqet të paraqesë se çfarë është turizmi religjioz dhe disa raste studimore duke marrë parasysh turizmin religjioz, ruajtjen kulturore dhe bashkëpunimin në këtë aspekt.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










