02/10/2025 03/10/2025 E enjte, 2 tetor 2025 – Shenjtori i ditës. Hierodëshmor Qipriani nga Kartagjena dhe dëshmore Justina. Oshënar Theofili. Dëshmor i ri Gjergji. – HIERODËSHMOR QIPRIANI NGA KARTAGJENA DHE DËSHMORE JUSTINA – Qipriani ishte nga Kartagjena dhe jetonte në Antioki nën mbretërimin e perandorit Deci rreth vitit 250. Rridhte nga një familje fisnike dhe e pasur,...
02 Οκτωβρίου, 2025 - 18:35
Τελευταία ενημέρωση: 03/10/2025 - 17:27

Hierodëshmor Qipriani nga Kartagjena dhe dëshmore Justina. Oshënar Theofili. Dëshmor i ri Gjergji

Διαδώστε:
Hierodëshmor Qipriani nga Kartagjena dhe dëshmore Justina. Oshënar Theofili. Dëshmor i ri Gjergji

E enjte, 2 tetor 2025 – Shenjtori i ditës.
Hierodëshmor Qipriani nga Kartagjena dhe dëshmore Justina. Oshënar Theofili. Dëshmor i ri Gjergji.
– HIERODËSHMOR QIPRIANI NGA KARTAGJENA DHE DËSHMORE JUSTINA –
Qipriani ishte nga Kartagjena dhe jetonte në Antioki nën mbretërimin e perandorit Deci rreth vitit 250. Rridhte nga një familje fisnike dhe e pasur, e cila shkëlqente veçanërisht në filozofi dhe në praktikat magjike.
Në këtë epokë jetonte në Antioki një virgjëreshë e bukur, bijë e Edesios, prift idhujtar, me emrin Justa. Ajo dëgjoi një ditë predikimin e dhjakut Praulios, i cili kishte ardhur tek populli për të shpërndarë fjalën e së vërtetës. U trondit përbrenda saj, saqë menjëherë besoi tek Krishti. Besimi dhe dashuria për Perëndinë e tjetërsuan në atë masë, sa tërhoqi në besim prindërit e saj. Të tre kërkuan pagëzimin nga episkopi i shenjtë Optat.
Më pas Justa vendosi t’i kushtohej tërësisht Zotit dhe të jetonte në virgjëri deri në fund të jetës.
Aglaidhi, një i ri pagan, u dashurua marrëzisht me të, por i dëshpëruar nga refuzimet e vajzës, iu drejtua për ndihmë Qiprianit, që nëpërmjet magjisë të bënte të lindnin pasione tek vajza. Pasi u konsultua me librat, Qipriani thirri demonët që ta ndihmonin. Por asgjë nuk mund të tundonte virgjëreshën, kaq e fuqishme ishte dashuria për Krishtin dhëndër.
Pasi pa që tre herë demonët u mundën nga hiri i Zotit që vepronte tek Justa, Qipriani njohu se besimi i të krishterëve kishte fuqi mbi artin demoniak. Ai besoi dhe kërkoi të pagëzohej nga episkopi Anthim i asaj kohe, hoqi dorë nga shkenca që përdorte për këto raste dhe dogji publikisht librat e magjisë.
Më pas u bë episkop dhe e dorëzoi Justën në dhjakoneshë duke i dhënë emrin Justina. Gjatë persekutimeve të Decit ata u zunë robër dhe u çuan në Damask për t’u torturuar. U nxorën përpara perandorit në Nikomedi, ku me urdhër të tij iu prenë kokat.
Sipas shën Grigor Theologut, vetë Qipriani u dashurua me Justën dhe prej saj erdhi në besim. Të dy shenjtorët i kërkojmë kundër magjive.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων