07/06/2022 07/06/2022 E martë, 7 qershor 2022 – Shenjtori i ditës. Hierodëshmor Theodhoti. Dëshmoret Zinaida, Suzana, Esia, Valeria. Oshënar Anatoli. – HIERODËSHMOR THEODHOTI – U martirizua në vendin e tij Ankara, Azia e Vogël, ka gjasa gjatë perandorisë së Dioklecianit (284-305). Ishte shpresëtar, i martuar. Merrej me tregti drithërash dhe njëkohësisht bukëpjekës. Shpeshherë u shpërndante bukë të...
07 Ιουνίου, 2022 - 13:27

HIERODËSHMOR THEODHOTI

Διαδώστε:
HIERODËSHMOR THEODHOTI

E martë, 7 qershor 2022 – Shenjtori i ditës.
Hierodëshmor Theodhoti. Dëshmoret Zinaida, Suzana, Esia, Valeria. Oshënar Anatoli.
– HIERODËSHMOR THEODHOTI –
U martirizua në vendin e tij Ankara, Azia e Vogël, ka gjasa gjatë perandorisë së Dioklecianit (284-305). Ishte shpresëtar, i martuar. Merrej me tregti drithërash dhe njëkohësisht bukëpjekës. Shpeshherë u shpërndante bukë të varfërve dhe të burgosurve të krishterë, të cilët i inkurajonte në besim. Kur arkondi spërkati ushqimet me verë nga flijime idhujsh, që të “ndoteshin” të gjithë, ai i furnizoi me bukë besimtarët dhe ata nuk u njollosën. Ai e kishte kthyer dyqanin në sallë mbledhjesh.
Njëherë gjeti në burg dhe hallën e vet, Tekusën, bashkë me 7 virgjëresha vendëse, Aleksandrinën (ose Aleksandrën), Klaudian, Fainen, Efrasinën, Matronën, Julian dhe Theodhotën (festohen më 18 maj). Meqenëse nuk u bënë flijime idhujve, i dorëzuan tek ushtarët që t’i çnderoheshin, por i shpëtoi ndihma hyjnore. Ato i hodhën në liqenin që ndodhej aty pranë të lidhura me gurë në qafë ku edhe dhanë shpirt. Tirani i pamëshirshëm urdhëroi që të mos varroseshin lipsanet e shenjta. Por shenjti i mblodhi bashkë me të krishterë të tjerë dhe i varrosi. Shenjtin e tradhtuan dhe e kapën. E rrahën egërsisht, e varën, e çorën, i hodhën në plagë uthull e kripë dhe më në fund ia prenë kokën. Lipsanet e nderuara të grave i zhvarrosën dhe i dogjën.
Titulli i sinaksarit më 18 maj flet për 7 vajza, por në tekst shkruhen 8. Pra, u supozua se Tekusa nuk është emër. Por mbiemër që do të thotë lindësja (e 7 virgjëreshave). Ekziston mundësia për një tjetër Efrasi martire që pason në sinaksar, e cila u mbyt gjithashtu, u fut gabimisht në grupin e 7 virgjëreshave, saqë u bënë 8; në një rast të tillë edhe Tekusa ishte e virgjër. Për shën Efrasinën, të dytën, nuk disponojmë të dhëna të tjera.
Gjithashtu, më 20 mars nderohen 7 martire virgjëresha në Amison (Azia e Vogël), Aleksandria, Klaudia, Efrasia, Matrona, Juliana, Efimia dhe Theodhosia (Theodhora). Megjithëse emrat ngjajnë shumë, duket se janë persona të tjerë, meqë ndryshon vendi, torturimi dhe mbarimi i tyre. Shën Theodhoti kremtohet përsëri më 18 maj së bashku me atletet e Krishtit, të cilat ai i varrosi.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων