12/08/2020 12/08/2020 Panegjrit e ndritur të Metamorfozës së Zotit, që nderohet në kishën historike mitropolitane të Gjirokastrës, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri, zgjodhi t’i shtonte diçka të veçantë: Hirotoninë në gradën e priftërisë të dhjakonit Viktor Jani, nga radhët e klerikëve të kësaj Mitropolie. Kjo hirotoni është një mesazh shumëdimensional për optimizëm, për të cilin...
12 Αυγούστου, 2020 - 19:01
Τελευταία ενημέρωση: 12/08/2020 - 19:06

Hirotoni e re në priftëri nga Mitropoliti i Gjirokastrës

Διαδώστε:
Hirotoni e re në priftëri nga Mitropoliti i Gjirokastrës

Panegjrit e ndritur të Metamorfozës së Zotit, që nderohet në kishën historike mitropolitane të Gjirokastrës, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri, zgjodhi t’i shtonte diçka të veçantë: Hirotoninë në gradën e priftërisë të dhjakonit Viktor Jani, nga radhët e klerikëve të kësaj Mitropolie.

Kjo hirotoni është një mesazh shumëdimensional për optimizëm, për të cilin ka aq shumë nevojë komuniteti dhe Kisha jonë në sfidën e zgjatur nga kufizimet për përballimin e Pandemisë Covid-19, por edhe për brezin e ri, që me përgjegjshmëri duhet t’i kushtohet veprës së fuqizimit të Kishës sonë. Rasti i të hirotonisurit të ri është kuptimplotë: Me origjinë nga zona e Mursisë, e kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij në Patra të Greqisë. Por, kur erdhi thirrja e Zotit, u kthye në vendlindje dhe iu dedikua si klerik Kishës Orthodhokse në Shqipëri, që më shumë se gjithçka tjetër ka nevojë pikërisht për punëtorë të kushtuar Ungjillit.


Këtë nevojë, që në mënyrë diakronike nënvizon Kryepiskopi ynë Anastas, e përsëriti gjatë hirotonisë edhe Mitropoliti Dhimitër, duke iu drejtuar besimtarëve, që duke iu përmbajtur masave të profilaksisë, kishin mbushur Kishën e Metamorfozës së Shpëtimtarit. Në veçanti, thirrja iu drejtua të rinjve të pranishëm, duke përmendur mësuesinë e shën Kozmait të Etolisë mbi priftërinë, si përjetim i qielloreve në tokë dhe nderimin e veçantë që ka prifti në grigjën Orthodhokse.

Porositë për priftin e porsadorëzuar Mitropoliti i theksoi duke iu referuar shën Joan Krisostomit dhe nxiti pater Viktorin që të lutet në Proskomidhi për besimtarët e tij dhe grigjën dhe që Perëndia t’i fal atij ndriçim dhe durim dhe priftëri të bardhë.


Mitropoliti Dhimitër uroi në predikimin e ditës, mbi Metamorfozën e Zotit, që ajo dritë që mbush skenën Ungjillore të mbulojë edhe çdo besimtar të vërtetë orthodhoks. Parakusht për këtë është që ai t’i besojë me të vërtetë Zotit dhe Perëndisë sonë Jisu Krisht dhe ta shpreh këtë përmes pendimit të vazhdueshëm, lutjes së thellë dhe sidomos dashurisë për Perëndinë dhe njerëzit si reflektim i saj.


Në veçanti besimtarët në qerasjen modeste të rastit në oborrin e kishës, patën rastin të kujtojnë faktin se më 11 gusht 1991, në kuadrin e vizitës së tij në trevat e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, kreu Liturgjinë e parë Kryepriftërore pas persekutimit, Fortlumturia e Tij, Krypiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, atëherë Ekzark Patriarkal.

 

Orfea Beci

— orthodoxalbania.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων