12/06/2019 12/06/2019 Kisha e Shën Kollit është një ndër kishat më të mëdha dhe me vlera të rralla të periudhës bizantine. Ajo shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulpturale në muret e jashtme të fasadave si dhe për vlerat e larta artistike. E njohur ndryshe edhe si Manastiri i Mesopotamit, Kisha...
12 Ιουνίου, 2019 - 15:36
Τελευταία ενημέρωση: 12/06/2019 - 15:39

Historia dhe arkitektura e veçantë e Kishës së Shën Kollit në Sarandë

Διαδώστε:
Historia dhe arkitektura e veçantë e Kishës së Shën Kollit në Sarandë

Kisha e Shën Kollit është një ndër kishat më të mëdha dhe me vlera të rralla të periudhës bizantine. Ajo shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulpturale në muret e jashtme të fasadave si dhe për vlerat e larta artistike.

E njohur ndryshe edhe si Manastiri i Mesopotamit, Kisha e Shën Kollit, monument kulture i kategorisë së pare, ndodhet në pjesën jugore të fshatit Mesopotam në rrethin e Sarandës, fare pranë qytetin antik të Finiqit.

Prej disa muajsh, ekipet e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë punuar për restaurimin e plotë të kishës.

Kryeministri Edi Rama ka publikua pamje nga puna restauruese për shpëtimin dhe nxjerrjen në dritë të Kishës së Shën Kollit në Sarandë.

Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale dhe që mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.

Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive floreale e zoomorfe, gjithashtu dhe për dekoret e punuara me tulla në muraturën e jashtme si dhe në harqet e dritareve dhe hyrjeve.

Tashmë kjo kishë është një tjetër itinerar i ”Rrugëve të Besimit” e cila i shtohet listës së turizmit religjioz ku turistët vendas dhe të huaj kanë mundësi të shohin nga afër historinë e ndërthurur me bukuritë e peizazhit dhe kultit.

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων