26/04/2021 26/04/2021 E Diela e Dafinave Ngjarja ka ndodhur 2000 vjet më parë, megjithatë liturgjia e Kishës atë ngjarje që ka ndodhur 2000 vjet më parë ta bëjë të tashme që ne të marrim pjesë në atë ngjarje, sepse liturgjia e Kishës e kapërcen historinë. Ky është dhe misteri i fesë, kjo është dhe fuqia e fesë...
26 Απριλίου, 2021 - 17:17

HYRJA TRIUMFALE E ZOTIT NE JERUSALEM

Διαδώστε:
HYRJA TRIUMFALE E ZOTIT NE JERUSALEM

E Diela e Dafinave

Ngjarja ka ndodhur 2000 vjet më parë, megjithatë liturgjia e Kishës atë ngjarje që ka ndodhur 2000 vjet më parë ta bëjë të tashme që ne të marrim pjesë në atë ngjarje, sepse liturgjia e Kishës e kapërcen historinë. Ky është dhe misteri i fesë, kjo është dhe fuqia e fesë që nëpërmjet të tashmes ne kapim realitetin hyjnor. Për këtë arsye Kisha bën Kreshmën e Madhe një agjërim 40 ditësh të shoqëruar më lutje, me pendim me një ekzaminim të thellë të ndërgjegjies tonë, për të qënë të gatshëm dhe të aftë për ta përjetuar liturgjinë e Kishës. Kjo festë ka lindur në Jerusalem, ditën e Dafinave që ishte e Diela para Pashkës gjithë qyteti mblidhej në malin e ullinjve dhe me patrikun në krye të gjithë e riaktivizonin proçesionin për në Jerusalem dhe të gjithë njerëzit sidomos fëmijët që qëndronin përpara shtronin Palma dhe thoshin përsëri i bekuar është ai që vjen në emërin e Zotit, Hosana në më të lartat.
Festa e sotme, na e paraqit Krishtin si Mbret, Pjesa më e madhe e njerëzve prisnin një mbret tokësor, ashtu siç presim vazhdimisht ne një çlirim të jashtëm. Mbretëria e Perëndisë u kuptua nga njerëzit si një mbretëri e jashtme. Krishti erdhi për të ndërtuar një mbretëri tjetër. Ai nuk erdhi si mbretërit e tjerë, por erdhi me pullishte gomari, në një kafshë të përulur. Për të treguar se Mbretëria e tij ishte e një dimensioni tjetër. Gjithsekush nga ne këtë ditë duhet të mendojë më gjatë për këtë, nuk ka të krishterë nëse nuk beson në Mbretërinë e Krishtit, nuk mund të ketë dot Mbret pa pasur një Mbretëri. E gjithë shpresa e të krishterëve, e gjithë lufta e tyre gjithë misteret Pagëzimi, Kungimi dhe gjithçka tjetër që është në Kishë, është pikërisht për të na denjësuar ne për të hyrë në Mbretërinë e Zotit. Mbretëria e Zotit nuk ishte diçka e huaj për njeriun, sado ndoshta këto fjalë sot mund të duken të largëta. Edhe besimtarët kur përmendet fjala Mbretëri e Perëndisë, kujtojnë për diçka të largët ose për diçka që duhet t’ju takojë vetëm disa shenjtorëve ose si diçka që s’ka të bëjë fare me ne.
Gjithë shpresa e tëtë liturgjia e Kishës drejtohen drejt Mbretërisë së Zotit, Mbretëri të cilën ne e prekim sot. Kisha dhe feja kanë fuqinë ta kthejnë realitetin hyjnor në të tashmen, ne mund ta prekim sot atë realitet që do të jetë në të ardhmen. Mbretëria e Zotit nuk vjen nga jashtë por vjen nga brenda, Krishti erdhi për të mbretëruar në zemërat tona dhe ne nëse do ta pranojmë Krishtin si Mbret do të ndjekim pikërisht rregullat e asaj mbretërie, do të ndjekim rregullat, ligjet dhe urdhërimet që Zoti ka dhene në Ungjill, nëse do të jetojmë sipas atyre porosive atëherë Krishti do të mbretërojë në zemrat tona e nëse drita do të mbretërojë në zemrat tona nuk do të ketë më errësirë tek ne.
Njeriu është krijuar për të marrë pjesë në Mbretërinë e Zotit dhe sot që përkujtojmë Krishtin si Mbret gjithsekush nga ne duhet të mendojë pak më tepër për Mbretërinë. Gjithsekush nga ne duhet të mendojë që shpirti i tij është krijuar që të jetë qytetar i kësaj mbretërie, mbretëria nuk është e huaj ajo është krijuar për ne dhe gjithsekush nga ne duhet të mendojë pak më thellë dhe më seriozisht për jetën e tij shpirtërore.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων