I jepet lamtumira e fundit Kryepiskopit Anastas Janullatos
Ka përfunduar ceremonia mortore për Kryepiskopin Anastas Janullatos.
Qindra besimtarë, klerikë dhe hierarkë të lartë nga e gjithë bota ishin të pranishëm në ceremoni për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fortlumturisë së Tij Anastas.
Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës Bartolomeu drejtoi ceremoninë mortore të Kryepiskopit duke përcjellë mesazhin se Kryepiskopi Anastas ishte i pazëvendësueshëm.
Të pranishëm ishin dhe politikanët, kyeministri Edi Rama, homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis, kreu i PD-së Sali Berisha, Presidenti Barjam Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ministra dhe deputetë.
Mitropoliti i Korçës, imzot Joani, Kryeministri Edi Rama, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, mbesa e kryepiskopit Anastas, Roksana Janullatos, kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Hirësia e tij Episkopi, Prof. Dr. Heinrich Bedform-Strohm dhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu mbajtën fjalimin e tyre gjatë ceremonisë ku përmendën veprat dhe kontributin e tij të çmuar në ngritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe ndihmën dhe sakrificën e madhe për Shqipërinë dhe shoqërinë.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










