28/03/2021 29/03/2021 Ikona me përmasa 62cm x 35cm x 2cm paraqet një sfond të ndarë në dy ngjyra ku pjesa e sipërme ka ngjyre të gjelbër ndërsa ajo e poshtmja paraqitet në ngjyrë të verdhë. Figura kryesore, ajo e nënës së Zotit është pikturuar duke mbajtur në krahë fëmijën e saj Krishtin. Ikona është pikturuar gjatë fundit...
28 Μαρτίου, 2021 - 18:10
Τελευταία ενημέρωση: 29/03/2021 - 1:14

Ikona “Shën Mëri Hodigitria” është një ikonë jo shumë e madhe e pikturuar për të zbukuruar kishën e fshatit Kosinë në Përmet

Διαδώστε:
Ikona “Shën Mëri Hodigitria” është një ikonë jo shumë e madhe e pikturuar për të zbukuruar kishën e fshatit Kosinë në Përmet

Ikona me përmasa 62cm x 35cm x 2cm paraqet një sfond të ndarë në dy ngjyra ku pjesa e sipërme ka ngjyre të gjelbër ndërsa ajo e poshtmja paraqitet në ngjyrë të verdhë. Figura kryesore, ajo e nënës së Zotit është pikturuar duke mbajtur në krahë fëmijën e saj Krishtin. Ikona është pikturuar gjatë fundit të shekullit të XVII- fillim shekullit të XVIII.

Shën Mëria paraqitet me Krishtin fëmijë në dorë të majtë, dhe me dorën tjetër tregon fëmijën e saj. Krishti paraqitet i qetë duke mbajtur një pergamen të mbledhur në dorë të majtë dhe jep bekimin e tij me dorën e djathtë.

Ikona është e tipit Hodigitria. Virgjëresha ka veshur mafor të kuq që kontraston bukur me ngjyrën portokalli të ftohtë të veshjes së Krishtit. Portreti i Virgjëreshës është modeluar me ëmbëlsi dhe ndihet bota e saj e brendëshme. Shumë interesante në ikonë është mënyra e pikturimit të aureolave, të cilat janë pikturuar thjesht me ngjyrë të verdhë duke mos pasqyruar asnjë dekor.

 

 

— facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων