16/09/2020 16/09/2020 Zona e Prespës, është e njohur për ndërtimin e kishave në guva, nga heremitët, ndërmjet shek. XIII – XIV . Tepër të veçanta, të izoluara nga gjithçka, ato kanë mundur të ruajnë ende ikonat, apo muralet e tyre. E tillë është edhe kisha e “Lindja e Shën Mërisë”, në ishullin e Maligradit, prej së cilës...
16 Σεπτεμβρίου, 2020 - 15:03
Τελευταία ενημέρωση: 16/09/2020 - 15:06

Ikona “Shën Mëri Hodigitria” në kishën e “Lindja e Shën Mërisë” në ishullin e Maligradit vlera të rralla historike dhe kulturore

Διαδώστε:
Ikona “Shën Mëri Hodigitria” në kishën e “Lindja e Shën Mërisë” në ishullin e Maligradit vlera të rralla historike dhe kulturore

Zona e Prespës, është e njohur për ndërtimin e kishave në guva, nga heremitët, ndërmjet shek. XIII – XIV . Tepër të veçanta, të izoluara nga gjithçka, ato kanë mundur të ruajnë ende ikonat, apo muralet e tyre.

E tillë është edhe kisha e “Lindja e Shën Mërisë”, në ishullin e Maligradit, prej së cilës ka origjinën ikona “Shën Mëri Hodigitria”.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë publikoi sot pamje nga ikona “Shën Mëri Hodigitria” që ndodhet në këtë kishë, e cila i është nënshtruar ditët e fundit restaurimit.

Kisha është pikturuar rreth viteve 1300, nga një atelie shumë e njohur që ka zhvilluar aktivitetin e vet në Shqipëri, Ohër dhe Kostur.

Ikona, në modelin e njohur Hodigrodia, është pikturuar në frymën e tendencës antiklasike të shekullit të XIV, e cila synonte drejt një arti më popullor.

Pjesa e sipërme është pikturuar me okër dhe e dominojnë aureolat e kuqe. Fytyra robuste, kuadratike e Virgjëreshës ngjan me ato të shenjtorëve ushtarakë.

Mbulesa e kokës të saj është prej një cope me vija të kuqe. Figura e Krishtit është pikturuar në ballor me veshje me ngjyra. Modelimi me kontraste dhe i stilizuar i jep figurës një dukje ekspresive.

Në pjesën e sipërme të ikonës në anën e djathtë paraqitet profeti Solomon shfaqet në një qiell të stilizuar me pergamenin ku është shkruar “ Mënçuria ndërton shtëpinë e saj”.

Kisha e Shën Mërisë ndodhet në liqenin e Prespës në ishullin e Maligradit. Kisha e Shën Mërisë e shekullit XIV është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore.


ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων