Ikona “Shestja” është pikturuar nga atelieja e vëllezërve Zografi për manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq
Kjo skenë është e pasur me simbolizëm të cilat janë përshkruar në Ungjijtë e Llukait dhe Markut.
Në pjesën e sipërme të ikonës shfaqet një mandorla blu të cilën e mbajnë dy engjëj. Në mes të mandorlës shfaqet Krishti i ulur në një fron qiellor dhe në këmbët e tij shfaqen kerubimët. Poshtë Krishtit në një pozicion gjysmë-profil shfaqet Shën Mëria në mes të dishepujve. Pas saj shfaqen dy engjëj të cilët me njërën dorë tregojnë lart Krishtin. Tipi ikonografik i ikonës përkon me llojin e periudhës së paleologëve.
Interesante në këtë skenë janë lëvizjet e theksuara dhe xhestet e gjalla. Mali i ullinjve në të cilin ndodh ngjarja paraqitet me bimësi të pasur dhe të harlisur. Paraqitja e pemëve të ullirit përbënte një element ikonografik themelor, duke e vënë në dukje këtë simbol të paqes e cila shënon shpresë për një jetë të re.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.











