INAUGURIMI I QENDERES SE SIRERMARRJES DHE INOVACIONIT: Një Hap drejt Inovac ionit dhe Zhvillimit
Dje ishte një ditë e rëndësishme për stafin tonë akademik dhe studentët në Kolegjin Universitar “LOGOS”! Me krenari, Kolegji Universitar “LOGOS” hap dyert e Qendrës së re të Sipërmarrjes dhe Inovacionit. Ky hap simbolizon angazhimin tonë të palëkundur ndaj nxitjes së sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të aftësive të reja që janë jetësore në shekullin XXI.
Qendra do të ofrojë një mjedise stimulues për studentët dhe stafin për të eksploruar ide të reja dhe të zhvillojnë projekte inovative që mund të sjellin ndryshime të vërteta në treg dhe shoqëri. Qendra është zhvilluar në kuadër të projektit OASIS dhe me mentorim nga profesionistë të fushës.
Në ceremoninë të inaugurimit, morën pjesë rektori i Kolegjit Universitar “LOGOS”, si dhe gjithë stafi akademik dhe administrativ, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre të çmuara. Ishte një moment frymëzimi dhe motivimi për të gjithë ne që të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.
Jemi entuziastë për mundësitë që kjo qendër do të ofrojë për të gjithë stafin dhe studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm dhe të shfrytëzoni mundësitë e shumta që Qendra e Sipërmarrjes dhe Inovacionit ofron. Le të bëhemi pionierë të ndryshimit dhe të ndërtojmë të ardhmen që dëshirojmë së bashku!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










