18/11/2021 18/11/2021 Më 14 nëntor, të Dielën e Samaritanit të Mirë, pas Liturgjisë Hyjnore, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Kryepiskopi Anastas u dorëzoi diplomat 5 të rinjve që mbaruan Shkollën e Muzikës Bizantine të Kishës sonë. Duke iu drejtuar të rinjve dhe besimtarëve, Fortlumturia e Tij tha: “Sot kemi dhe një tjetër gëzim nga shkolla...
18 Νοεμβρίου, 2021 - 16:49

Iu dorëzuan dimpolmat psaltëvë të rinj

Διαδώστε:
Iu dorëzuan dimpolmat psaltëvë të rinj

Më 14 nëntor, të Dielën e Samaritanit të Mirë, pas Liturgjisë Hyjnore, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Kryepiskopi Anastas u dorëzoi diplomat 5 të rinjve që mbaruan Shkollën e Muzikës Bizantine të Kishës sonë.
Duke iu drejtuar të rinjve dhe besimtarëve, Fortlumturia e Tij tha:
“Sot kemi dhe një tjetër gëzim nga shkolla e Muzikës Bizantine, që ka hapur Kisha. Vitet e fundit, me shumë përkushtim, vazhdon edhe përpjekja e të dashurit tonë Theodhor Peci, për këtë punë që ka marrë përsipër në drejtimin e saj. Sot kemi përsëri dhënien e diplomave për studentët e kësaj shkolle dhe dëshiroj që t’ua japim në mënyrë më zyrtare këto certifikata.
Me këtë rast, shpreh falënderimit e mia për të dy koret që kemi këtu. Korin e vjetër, që në përputhje me traditën e vjetër këtu, vazhdon me stilin evropian, dhe sigurisht edhe për korin bizantin, që është vazhdues i kësaj tradite. Në Kishën tonë të gjitha “lulet” kanë vendin e tyre.
Kujtoj kur isha profesor në Universitetin e Athinës, kishte një debat midis atyre që ishin për jetën sociale dhe të tjerëve, që ishin për jetën asketike murgërore dhe u thosha: “Mos gjuani me gurë karafilat, meqë ju doni trëndafilat”.
Muzika ka shumë shprehje të ndryshme. Jeta jonë ka shprehje të ndryshme brenda saj. Të gjitha mund të ofrojnë në shprehjen e Lavdisë së Perëndisë. Le të shijojmë tani këtë larmi dhe harmoni.
Dua që të theksoj se psaltët janë përfaqësues të gjithë popullit. Nuk psalin në emrin e tyre dhe as për veten. Kjo u jep një nder dhe vlerë të veçantë brenda në Kishë, ndaj të gjithë i ndjekim me gëzim dhe ngrohtësi rezultatet e tyre. Suksese dhe të jenë kuadro të dalluara të Kishës sonë në gjithë vendin.”
Në vazhdim foli drejtori i shkollës, maestro Theodhori Peci, i cili theksoi ndër të tjera:
“Që në vitet e para të zgjedhjes suaj si Kryepiskop i Shqipërisë, krahas arsimimit teologjik u kujdesët në mënyrë të veçantë për artet kishtare dhe në veçanti artin psaltik. Duke theksuar rolin e psaltëve si të hirshëm dhe për më tepër, duke i cilësuar ashtu siç referojnë kanonet e Kishës, si klerikë që shërbejnë jashtë Hierores, ju u kujdesët që kualifikimi i tyre të kryhet në mënyrën më profesionale dhe me kushtet më moderne, duke ngritur për herë të parë në historinë e Kishës sonë në vitin 2012, këtu në Tiranë, Shkollën e Muzikës Bizantine në qendrën shpirtërore “Thavor”.
Shkolla, përveç përgatitjes së psaltëve profesionistë të Kishës sonë, është bërë një vatër e rëndësishme liturgjike dhe himnologjike. Janë më shumë se 50 studentë që kanë përfunduar kursin e përditshëm 2-vjeçar. Nga kjo shkollë janë përgatitur dhe botuar disa libra liturgjikë e muzikorë dhe presim të dalin në dritë edhe të tjerë.
Në fund Kryepiskopi Anastas u dorëzoi diplomat psaltëve të rinj.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων