15/11/2019 15/11/2019 Dhe në një Zot Jisu Krishtin. Pohimi themelor i të krishterëve për Zotin e tyre është ky: Jisu Krishti është Zot. Ky pohim fillon në Ungjill kur Jisui vetë i pyeti nxënësit e tij: Po ju cili thoni se jam unë? Edhe Simon Pietri u përgjegj e tha: Ti je Krishti, i Biri i Perëndisë...
15 Νοεμβρίου, 2019 - 14:27
Τελευταία ενημέρωση: 15/11/2019 - 14:29

JISU KRISHTI

Διαδώστε:
JISU KRISHTI

Dhe në një Zot Jisu Krishtin. Pohimi themelor i të krishterëve për Zotin e tyre është ky: Jisu Krishti është Zot. Ky pohim fillon në Ungjill kur Jisui vetë i pyeti nxënësit e tij:

Po ju cili thoni se jam unë? Edhe Simon Pietri u përgjegj e tha: Ti je Krishti, i Biri i Perëndisë së Gjallë…(Mat.16:16)

Jisui është Krishti. Ky është akti i parë i besës që njerëzit duhet të kenë për Atë. Në lindjen e Tij, djali i Marisë u quajt Jisu, që literalisht do të thotë Shpëtimtar (në hebraishte Joshua, emri që pati edhe pasuesi i Moisiut, i cili kapërceu lumin e Jordanit dhe udhëhoqi popullin e zgjedhur në tokën e premtuar). “Edhe do e quani emrin e tij Jisu, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.” (Matheu 1:21; Lluka 1:31) Ky është Jisui i cili është Krishti, që do të thotë I Lyeri, Mesia i Israelit. Jisui është Mesia, ai që i ishte premtuar botës nëpërmjet Abrahamit dhe bijve të tij.

Po kush është Mesia? Kjo është pyetja e dytë, e pyetur gjithashtu nga Krishti në Ungjill – por këtë herë jo nxënësve të tij, por atyre që po e ngacmonin dhe përpiqeshin ta kapnin në fjalët e tij. “Kush është Mesia?” ai i pyeti ata, jo sepse ata mund të përgjigjeshin apo donin realisht të dinin, por me qëllim që t’i bënte ata të heshtnin dhe të fillonte inaugurimin e “orës” për të cilën kishte ardhur: orën e shpëtimit të botës.

Edhe tek ishin mbledhur Farisejtë, Jisui i pyeti, duke thënë. Çmendoni për Krishtin (Mesian)? I Biri i kujt është?
Ata i thanë “Biri i Davidit”
Ai u thotë atyre,” Qysh pra Davidi me Frymë e quan atë Zot, duke thënë ‘I tha Zoti Zotit tim, Rri në të djathtën time derisa të ve armiqtë e tu nën këmbët e tua!’? (Psalmi 110) Nëse Davidi e quan Zot, si është ai i biri i tij?”
Dhe askush nuk mundte të përgjigjej asnjë fjalë; as nuk guxoj ndonjë në atë ditë ta pyesë atë më (Matheu 22:41-46).

Mbas ngjalljes së Jisuit, të frymëzuar nga i njëjti Shpirt i Shenjtë që frymëzoi Davidin, apostujt dhe të gjithë anëtarët e Kishës e kuptuan kuptimin e këtyre fjalëve. Jisui është Krishti. Dhe Krishti është Zoti. Ky është misteri i Jisu Krishtit, Mesias, të Vetmit Zot, identifikuar me Perëndinë Jahveh të Dhiatës së Vjetër.

Ne e pamë më lart që Jahveh quhej gjithmonë Adonai, Zoti, nga populli i Izraelit. Në Biblën greke (Septuagjinta – përkthimi i të shtatëdhjetëve) fjala Jahveh madje nuk shkruhej. Aty ku shkruhej fjala Jahveh në hebraishte, dhe që hebrejtë thoshin Adonai, Zoti, në greqishte u shkruajt thjesht Qirios-Zoti. Kështu, Biri i Davidit, që është një tjetër mënyrë për të thënë Mesia, është quajtur Qirios, Zoti.

Për judejtë, dhe për të krishterët e parë gjithashtu termi Zot ishte vetëm për Perëndinë: “Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne.” (Psalmi 118) Ky Zot dhe Perëndi është Jahveh; dhe është Jisui, Mesia. Ndonëse Jisui thotë që “Ati është më i madh se unë” (Joani 14:28), ai thotë gjithashtu “Unë dhe Ati jemi një” (Joani 10:30).

Besimi në “Një Zot Jisu Krisht” është pohimi i parë i besës për të cilën të krishterët e parë ishin gati të vdisnin. Sepse ky është rrëfimi që identifikon Jisuin me Perëndinë e Tejlartë.

 

Mitropolia e Shenjtë Korçë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων