06/05/2021 06/05/2021 E enjte, 6 maj 2021 – Shenjtori i ditës. E Ndritshme. KRISHTI U NGJALL! Jovi i Drejtë. Dëshmorët Danaksi, Mesiri, Therini. Oshënar Serafimi. – Jovi i Drejtë – Është shembulli më i madh i durimit ndër mijëvjeçarët. Historia e tij shtjellohet në librin me të njëjtin titull të Dhiatës së Vjetër, që përbën një kryevepër...
06 Μαΐου, 2021 - 12:10

Jovi i Drejtë. Dëshmorët Danaksi, Mesiri, Therini. Oshënar Serafimi

Διαδώστε:
Jovi i Drejtë. Dëshmorët Danaksi, Mesiri, Therini. Oshënar Serafimi

E enjte, 6 maj 2021 – Shenjtori i ditës.
E Ndritshme.
KRISHTI U NGJALL!
Jovi i Drejtë. Dëshmorët Danaksi, Mesiri, Therini. Oshënar Serafimi.
– Jovi i Drejtë –
Është shembulli më i madh i durimit ndër mijëvjeçarët. Historia e tij shtjellohet në librin me të njëjtin titull të Dhiatës së Vjetër, që përbën një kryevepër të literaturës botërore. Pasardhës i Isavit, bir i Zareut dhe i Vosorës, ishte i pesti që nga Abrahami (9 tetor) dhe jetoi rreth shekullit të 17-të para Krishtit, midis Arabisë dhe Idumesë, vend në jug të Judesë.
Më i drejtë se çdo njeri tjetër i vdekshëm sipas konfirmimeve të Savaothit (Perëndisë) e njëkohësisht i bekuar me të gjitha të mirat, iu dha djallit për t’u provuar, sepse ai (djalli) e akuzoi pikërisht për shpresëtarinë e tij ndaj Perëndisë, se gjoja kishte interesa personale d.m.th. si rrjedhojë e natyrshme e përkrahjes hyjnore.
Kështu, një lajmëtar i sjell Jovit (që quhej edhe Jovav) një mesazh fatkeqësie. “Ndërsa ky i fliste”, vjen një tjetër, pastaj një tjetër… Pas pak kohe, sovrani i lumtur Jovi gjendet i ulur mbi pleh, i varfër, të dhjetë fëmijët i kanë vdekur dhe i sëmurë. Eshtë i tëri një plagë që rrjedh qelb. Por ai me shumë durim i përballon ato “Emri i Zotit qoftë i bekuar gjer në jetët” kështu që e turpëron satanain. Qorton të shoqen që e nxit të blasfemojë (1.1 – 2.10).
Vijnë tre mbretër, miq të tij, për ta ngushëlluar, por së bashku me një tjetër e akuzojnë si mëkatar që po dënohet. Pra, diskutohet çështja e gjykimit hyjnor, domethënë përse të vuajë shpresëtari ende ishte e panjohur jeta pas vdekjes që Jovi e profetizoi në një moment në të cilin u ndriçua mendja e tij (19.26). Jovi (hebraisht do të thotë: i përndjekuri) i pafajshëm nuk i pranon hidhërimet si dënim (2.11 – 37.24).
Atëherë i shfaqet i Larti nëpërmjet shtrëngatës, i zbulon se u provua që të dilte në pah virtyti i tij dhe përmend madhërisht veprat e plotfuqishmërisë së Tij, kështu që ai me përulësi pohon superioritetin dhe urtësinë e pakrahasueshme e të pakonceptueshme të Atij (38.1 – 42.6). Së fundi, Perëndia i Tërëmirë i jep pasardhës dhe të mira të dyfishta para fjetjes së tij, në moshën 240 vjeçare (42.7 – 17).
Jovi, i drejti dhe i përvuajturi përbën një parashëmbëllim të Krishtit gjatë Javës së Madhe, në shërbesat e së cilës lexohet libri i tij. Kremtohet edhe të dielën e Paraetërve.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων