02/07/2025 02/07/2025 Autori, mbështetur në nektarin e mësimeve të Etërve të Shenjtë, sidomos të shën Joan Gojartit, analizon nevojën e thellë të shpirtit njerëzor për të qenë pjesë e Trupit mistik të Krishtit, Kishës së Tij, në një atmosferë thellësisht lutësore. “Kisha – thotë ai – është tempull i Perëndisë, vend i shenjtë, shtëpi lutjeje, vendtakim për...
02 Ιουλίου, 2025 - 16:56

Ka dalë në qarkullim libri “Kisha dhe Kishërimi” i Hieromonak Grigor Kutlumusianit.

Διαδώστε:
Ka dalë në qarkullim libri “Kisha dhe Kishërimi” i Hieromonak Grigor Kutlumusianit.

Autori, mbështetur në nektarin e mësimeve të Etërve të Shenjtë, sidomos të shën Joan Gojartit, analizon nevojën e thellë të shpirtit njerëzor për të qenë pjesë e Trupit mistik të Krishtit, Kishës së Tij, në një atmosferë thellësisht lutësore. “Kisha – thotë ai – është tempull i Perëndisë, vend i shenjtë, shtëpi lutjeje, vendtakim për popullin, trup i Krishtit, emër i Tij, nuse e Krishtit, ajo që e fton popullin në pendim dhe në lutje… Kisha është qiell tokësor, ku banon dhe baret Perëndia qiellor… Kisha është shtëpi hyjnore, ku kryhet flijimi mistik, ndërsa pjesa e brendshme e shenjtërores është shpella e shenjtë, ku ndodhet Varri dhe Tryeza shpirtushqyese e jetëbërëse. Brenda saj gjenden margaritarët, dogmat e hyjshme të mësimeve të Zotit që u jepen nxënësve të Tij”.
Lutemi që, lexuesi, nëpërmjet këtij libri, “të ndiejë dhuratat që na jep Zoti kur kishërohemi rregullisht, që t’i thurim himne dashurisë së Tij”.
—–
Librin e gjeni në librarinë e katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë, si dhe pranë kishave të çdo mitropolie.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων