Katedralja Orthodhokse “Shën Dhimitri”, Berat – Restaurohet çezma publike e Shën Dhimitrit
Më datë 7 Maj, me iniciativën e anëtarëve të këshillit kishtar të Beratit dhe me kontributin e çmuar të biznesmenit beratas, Milto Vasil Fani, i cili mundësoi mermerin dhe përpunimin e tij, u restaurua çezma publike, e cila ndodhet në anën perëndimore të kishës dhe që shërben si freskim, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës, për një numër të madh qytetarësh.
Ka qenë traditë e hershme, dhe sjell gëzim fakti që tashmë trashëgohet në breza, mundësimi i vendosjes së çezmave të tilla nëpër kishat tona.
Kjo çezmë, pranë katedrales që të sjellë ndërmend Burimin Jetëdhënës do të shërbejë si një bekim i veçantë për frekuentuesit e shumtë.
Zoti ju bekoftë. Krishti u Ngjall!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










