15/08/2019 15/08/2019 Në fshatin e Kryezjarrthit prej datës 10-14 Gusht u zhvillua kampi ditor veror. Kampi u drejtua nga katekistët e Mitropolisë së Elbasanit ndihmuar dhe nga disa prej të rinjve të grupit të katekizmit Kryezjarth. Cdo ditë e kampit ishte një gëzim ku dita niste me lutje dhe më pas vazhdonte me këngë të krishtera, mësime...
15 Αυγούστου, 2019 - 17:34
Τελευταία ενημέρωση: 15/08/2019 - 17:35

Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit: Kampi Kryezjarrth 2019

Διαδώστε:
Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit: Kampi Kryezjarrth 2019

Në fshatin e Kryezjarrthit prej datës 10-14 Gusht u zhvillua kampi ditor veror. Kampi u drejtua nga katekistët e Mitropolisë së Elbasanit ndihmuar dhe nga disa prej të rinjve të grupit të katekizmit Kryezjarth.

Cdo ditë e kampit ishte një gëzim ku dita niste me lutje dhe më pas vazhdonte me këngë të krishtera, mësime dhe lojëra.

Një pjesë e rëndësishme e kampit ishte dhe përgatitja e një programi festiv nga fëmijët.

Një ditë gjatë kampit zhvilluam një aktivitet ndryshe ku sëbashku të gjithë morëm pjesë për Liturgji Hyjnore pranë Kishës së Shën Nikollës dhe pas shërbesës shkuam tek parku I lojrave në ambjentet e kompleksit Kriva ku zhvilluam lojëra të ndryshme dhe kaluam kohë sëbashku.

Ditën e fundit drekuam së bashku të gjithë prindër dhe fëmijë ku vetë fëmjët kishin pregatitur një aktivitet festiv me këngë, valle, vjersha. Dukej qartë gëzimi në sytë e fëmijëve.

Falenderim shkon për Kryepiskopin Anastas, Motropolitin tonë Andonin, organizatën Word Vision dhe stafin e katekistëve dhe vullnetarëve që bën të mundur organizimin e këtij kampi.

Lavdi Perëndisë për të gjitha!

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων