31/12/2019 31/12/2019 Këmbanarja e kishës së Shën Kollit, në Vodicë, Kolonjë do ti nënshtrohet së shpejti restaurimit. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën të ditur se “Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit të kësaj këmbanareje. Projekti i hartuar nga IKTK parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të këmbanares së kishës”. Instituti Kombëtar...
31 Δεκεμβρίου, 2019 - 17:11

Këmbanarja e kishës së Shën Kollit në Kolonjë kthim në identitet

Διαδώστε:
Këmbanarja e kishës së Shën Kollit në Kolonjë kthim në identitet

Këmbanarja e kishës së Shën Kollit, në Vodicë, Kolonjë do ti nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën të ditur se “Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit të kësaj këmbanareje. Projekti i hartuar nga IKTK parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të këmbanares së kishës”.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kisha e Shën Kollit në Vodicë, është rishpallur monument kulture në vitin 2015 dhe ka pasur problematika të shumta, deri në degradim të këmbanares, e cila rrezikonte dhe shembjen.

Faktor kryesor i problematikave janë, tërmetet të cilat kanë shkaktuar inklinim dhe çarje në muraturë, si pasojë e lagështisë ka pasur dëmtime të materialit lidhës.
Në muajin mars DRRK Korçë, kreu dokumentimin fotografik dhe grafik të gjendjes aktuale të kishës dhe problematikës së këmbanarisë, për të realizuar projektin për përforcimin e këmbanares.

Kisha është e ndërtuar në shek. XVIII dhe është e tipit një nefeshe me kupolë në pjesën qendrore dhe me një tambur të lartësuar mbi çati që shpaloset me 9 dritare.
Kupola shkarkon në 4 pilastra që dalin nga qoshet e murit. Pjesa tjetër e mbulesës është me qemer guri dhe tavane me formë të ndërthurur cilindrike dhe sferike. Kisha ka këmbaneri që është ndërtuar në pjesën jugore të kishës dhe ka lartësi 8 m. Kulla e këmbanërisë është prej mur guri smerç të punuar. E gjithë kisha është me muraturë guri me gur të zonës pak të punuar.

Pas viteve 1990 janë kryer ndërhyrje restauruese jo të pranueshme, si suvatime të mureve, apo mbulesa jo të përshtatshme. Në vitin 2018 pati tërmete të forta në këtë zonë dhe u rrezikua këmbanarja. Ajo është mjaft e frekuentuar nga besimtarët veçanërisht gjatë festave fetare, por shumë pelegrinë e vizitojnë gjatë gjithë vitit këtë vend të shenjtë.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων