18/03/2021 18/03/2021 Të nderuar vëllezër dhe motra më Krishtin. Sëpari ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, në mirëmbajtjet, sistemimet dhe restaurimet e kishave të shumta historike të qytetit tonë të Beratit. Me hirin e Zotit, çdo ditë e më tepër ato po zbukurohen dhe do qëndrojnë hapur në shërbim të besimtarëve dhe vizitorëve të shumtë. Mes...
18 Μαρτίου, 2021 - 18:29

Kemi nisur sistemimin e kishës historike të Evangjelistrës, Ungjillëzimit në Kala

Διαδώστε:
Kemi nisur sistemimin e kishës historike të Evangjelistrës, Ungjillëzimit në Kala

Të nderuar vëllezër dhe motra më Krishtin.
Sëpari ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, në mirëmbajtjet, sistemimet dhe restaurimet e kishave të shumta historike të qytetit tonë të Beratit.
Me hirin e Zotit, çdo ditë e më tepër ato po zbukurohen dhe do qëndrojnë hapur në shërbim të besimtarëve dhe vizitorëve të shumtë. Mes tyre edhe kisha e Shën Marisë së Ujërave në Mangalem, ku shumë shpejt përfundon hapi i parë i restaurimit, zgjerimi dhe vendosja e tarracës së re, për të cilën do t’ju njoftojmë më vonë.
Gjithashtu kemi nisur sistemimin e kishës historike të Evangjelistrës, Ungjillëzimit në Kala, panairi i së cilës do të kremtohet në 25 Mars. Edhe këtu kemi nevojë për ndihmën tuaj, fillimisht në restaurimin e pjesshëm të çatisë.
Kujtojmë se ndihma juaj mund të jetë edhe në materiale.
Duhen në ndërhyrjen e çatisë:
70 m2 petavra.
80 m2 letër katërma
Binar 8 x 10 x 400 (25 copë)
I bëjmë thirrje gjithë sa kanë lidhje shpirtërore me këtë kishë, gjithë sa mbajnë këtë emër të shenjtë (Vangjel – Evangjeli) gjithashtu edhe gjithë dashamirësve të tjerë të kontribuojnë aq sa kanë mundësi, në vlera monetare ose materiale për sistemimin e kësaj kishe të shenjtë që ndodhet në zemër të Kalasë.
Zoti ju bekoftë!
Për çdo informacion apo dhurim, miqësisht protopresviter, Atë Joan Qako. Tel. 0694748002.

 

Katedralja Orthodhokse “Shën Dhimitri”, Berat

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων