27/11/2019 27/11/2019 Në një letër drejtuar Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave Dr. Olav Fyske Tveit shpreh ngushëllime në emër të të gjithë Këshillit, për tërmetin shkatërrues të ditës së djeshme.     Në letrën e Tveit-it drejtuar Kryepiskopit Anastas, shkruhet: “Ju shkruaj me një hidhërim të thellë pasi dëgjova...
27 Νοεμβρίου, 2019 - 15:46
Τελευταία ενημέρωση: 27/11/2019 - 15:49

Këshilli Botëror i Kishave shpreh ngushëllime të thella për Shqipërinë e goditur nga tërmeti

Διαδώστε:
Këshilli Botëror i Kishave shpreh ngushëllime të thella për Shqipërinë e goditur nga tërmeti

Në një letër drejtuar Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave Dr. Olav Fyske Tveit shpreh ngushëllime në emër të të gjithë Këshillit, për tërmetin shkatërrues të ditës së djeshme.

 

 

Në letrën e Tveit-it drejtuar Kryepiskopit Anastas, shkruhet:

“Ju shkruaj me një hidhërim të thellë pasi dëgjova për tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë, dhe për operacionet e shpëtimit të kryera në vazhdim, ku të shumtë ishin ata që u dëmtuan dhe ndërruan jetë. Jemi të gjithë shumë të prekur nga pamjet tronditëse të shkatërrimit dhe dhimbjes njerëzore, dhe bashkohemi me shimbjen e familjarëve të mbetur pa strehë, sidomos tani në prag të dimrit.”

Në përfundim të letrës, ai shkruan:

“Ju lutemi të ndani këtë mesazh përkrahjeje dhe ngushëllimi me të Krishterët dhe të gjithë popullin shqiptar, përfshirë komunitetet e tjera fetare, me të cilat jeni kaq të afruar dhe punoni së bashku për më të mirën.”

 

— Burimi: radiongjallja.org & oikoumene.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων