19/01/2020 19/01/2020 Mbi 300 mijë veta kanë vizituar Kishën e Hekurt bullgare “Shën Stefani” në Stamboll gjatë 2 vjetëve të fundit. Sipas të dhënave të kryetarit të Fondacionit të Кishave Bullgare në Stamboll Vasill Ljaze, të paktën gjysma e vizituesve të kishës janë turistë bullgarë. Pas 7 vjetëve të restaurimit, kisha 120-vjeçare u hap më 7 janar...
19 Ιανουαρίου, 2020 - 14:48

Kisha bullgare në Stamboll është vizituar prej 300 mijë vetave për 2 vjet

Διαδώστε:
Kisha bullgare në Stamboll është vizituar prej 300 mijë vetave për 2 vjet

Mbi 300 mijë veta kanë vizituar Kishën e Hekurt bullgare “Shën Stefani” në Stamboll gjatë 2 vjetëve të fundit. Sipas të dhënave të kryetarit të Fondacionit të Кishave Bullgare në Stamboll Vasill Ljaze, të paktën gjysma e vizituesve të kishës janë turistë bullgarë.

Pas 7 vjetëve të restaurimit, kisha 120-vjeçare u hap më 7 janar 2018. Atëherë në ceremoni morën pjesë Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Tema për përfshirjen e Kishës së Hekurt në Listën e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s qe ngritur disa herë gjatë vitit të kaluar. Propozimi qe prezantuar dhe përpara drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s Audrey Azoulay gjatë vizitës së saj në Bullgari.

 

— bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων