19/04/2021 19/04/2021 Sikundër e dimë të Dielën tjetër do të kemi Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri. Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse. E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi...
19 Απριλίου, 2021 - 15:45

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë besimtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të këtij vendi të marrin pjesë në votime si një e drejtë dhe detyrim i patjetërsueshëm.

Διαδώστε:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë besimtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të këtij vendi të marrin pjesë në votime si një e drejtë dhe detyrim i patjetërsueshëm.

Sikundër e dimë të Dielën tjetër do të kemi Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri.

Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse.
E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi.
Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur.
Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto.
Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara.
Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne.

radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων