19/11/2020 19/11/2020 Në këtë periudhë të vështirë, le të inkurajojmë njëri-tjetrin në përballimin e luftës ndaj virusit Covid dhe gjithë pasojave që ai shkakton. Me besim, të gjithë së bashku le t’i lutemi Zotit Mëshirëplotë për shërimin e të prekurve nga virusi dhe familjeve të tyre. Perëndia fuqizoftë dhe ndriçoftë përpjekjet e mjekëve dhe të gjithë autoriteteve...
19 Νοεμβρίου, 2020 - 17:40
Τελευταία ενημέρωση: 19/11/2020 - 17:41

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: “Me besim, të gjithë së bashku le t’i lutemi Zotit Mëshirëplotë për shërimin e të prekurve nga virusi dhe familjeve të tyre”

Διαδώστε:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: “Me besim, të gjithë së bashku le t’i lutemi Zotit Mëshirëplotë për shërimin e të prekurve nga virusi dhe familjeve të tyre”

Në këtë periudhë të vështirë, le të inkurajojmë njëri-tjetrin në përballimin e luftës ndaj virusit Covid dhe gjithë pasojave që ai shkakton. Me besim, të gjithë së bashku le t’i lutemi Zotit Mëshirëplotë për shërimin e të prekurve nga virusi dhe familjeve të tyre. Perëndia fuqizoftë dhe ndriçoftë përpjekjet e mjekëve dhe të gjithë autoriteteve që punojnë për mbarëvajtjen e kësaj situate.

– LUTJE –

O Perëndi i Tërëfuqishëm, Ti që mban gjithësinë në pëllëmbën Tënde të artë, dëgjo zërat e lutjeve të shërbëtorëve të tu, këto orë e këto ditë, të cilët kërkojnë mëshirën, ndihmën dhe përkrahjen Tënde të pakufijshme.

Vëru veshin lutjeve të tyre dhe, siç dërgon dritën, vesën, shirat, erën, vër dorën Tënde pa vonesë. Jepu shërim të prekurve nga COVID-19 dhe ngreji prej shtratit të sëmundjes.

Ata që nuk janë prekur ende, largoji nga kjo e ligë, falu të gjithëve ndjesën e mëkateve dhe denjësoi të të himnojnë e lavdërojnë ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, Shpëtimtar e Mëshirëburonjës.

Trego zemërgjërësinë dhe njeridashjen Tënde, mbi të mirë e të ligj, se të gjithë jemi bijtë e tu dhe ty të përgjunjemi, të falemi e përgjërohemi, o Perëndi i Etërve tanë Abraham, Isaak e Jakov.

Ti që the se do të drejtin dhe mëshiron mëkatarin, mos i largo prej vëmendjes sate zërat tanë, zërat e lutësve, bijve të tu dhe shpëtona nga çdo e keqe, hidhërim e sëmundje që lëviz mbi ne dhe mëshirona. AMIN!

 

Foto: Krishti i Gjithëpushtetshëm (Pantokrator), mozaik, vepër e Josif Drobonikut, katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë.

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων