26/11/2019 26/11/2019 Sot, 26 nëntor 2019, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, shkoi në qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me gjendjen e krijuar pas fatkeqësisë së rëndë natyrore që ndodhi, me pasojë shumë të vdekur, qindra të plagosur, si dhe shumë shtëpi të shembura dhe të pastrehë. Ai kontaktoi me shtabin...
26 Νοεμβρίου, 2019 - 20:56

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë pranë të dëmtuarve nga tërmeti

Διαδώστε:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë pranë të dëmtuarve nga tërmeti

Sot, 26 nëntor 2019, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, shkoi në qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me gjendjen e krijuar pas fatkeqësisë së rëndë natyrore që ndodhi, me pasojë shumë të vdekur, qindra të plagosur, si dhe shumë shtëpi të shembura dhe të pastrehë.

Ai kontaktoi me shtabin e emergjencës, ku ndodheshin Prefekti dhe Kryetarja e Bashkisë, si dhe shumë funksionarë shtetërorë nga i gjithë vendi, të kishin ardhur për të mbështetur konkretisht në këtë situatë të rëndë.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për viktimat dhe dhimbjen për të gjithë ata që u goditën nga tërmeti, Fortlumturia e Tij ofroi gatishmërinë për të strehuar të pastrehët në skitin e Miroprurëseve në Manastirin e Shën Vlashit dhe përdorimin e territorit të kishës së qytetit në rast nevoje. Tashmë në Skit janë vendosur disa familje të pastreha, që do të rrinë aty deri sa t’u gjendet strehim. Kryepiskopi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tej.

Tashmë është momenti i solidaritetit me të dëmtuarit nga tërmet dhe çdokush që ka mundësi duhet të kontribuojë në kapërcimin sa më shpejt të pasojave. Një apel I veçantë u drejtohet besimtarëve orthodhoksë për të dhënë çdo kontribut të mundshëm.

 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων