Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – REGJISTRIMET PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025
Shkolla e Muzikës Bizantine është një institucion arsimor i KOASH-it me një përvojë 12-vjeçare në fushën e Artit Psaltik, që ka si qëllim kualifikimin dhe përgatitjen e psaltëve (këndonjësve).
Kjo shkollë ka stafin e saj pedagogjik të specializuar në fushat e Muzikologjisë bizantine dhe Teologjisë.
Programi 2-vjeçar i mësimdhënies zhvillohet pasdite, në Qendrën Shpirtërore “Thavor”, në Tiranë. Në këtë program mësimor ndërthuret në mënyrë të shkëlqyer teoria dhe praktika në 4 semestra akademikë.
Themeluesi i Shkollës sonë, Kryepiskopi Anastas dhuron bursa studimore dhe konvikt me kushte bashkëkohore për të gjithë kandidatët.
Regjistrimet kanë filluar.
Në këtë shkollë, janë të mirëpritur të gjithë ata që kanë aftësi muzikore (zë dhe vesh muzikor), që janë mbi 18 vjeç, dhe kanë dëshirë që të afrohen më tepër me jetën adhuruese të Kishës.
Ju presim me gëzim të bëheni pjesë e shkollës sonë, aty ku himnohet pa pushim Krijuesi i Gjithësisë përmes muzikës bizantine në gjuhën shqipe, pasuri e trashëgimisë shpirtërore e mbrojtur nga Unesco.
Për më shumë informacione na kontaktoni:
+355 69 26 36 132
✉️ E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/byzanmusicschool.al
Instagram: https://instagram.com/byzanmusicschool.al
Youtube: https://youtube.com/@theodhorpecikoribizantin
Youtube: https://youtube.com/@byzanmusical
Tik tok: https://www.tiktok.com/@byzanmusicschool_al
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/byzanmusical
Website: https://shkollaemuzikes.wixsite.com/home
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










