27/11/2019 27/11/2019 Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në vijim të veprimeve për të ndihmuar ata që humbën gjithçka nga fatkeqësia e rëndë që ndodhi për shkak të tërmetit, u bën thirrje të gjithë besimtarëve për të mbledhur ndihma në çfarëdo mënyre që ata kanë mundësi: Ushqimore, në batanije, veshmbathje etj. Apo në vlerë monetare. Për këtë është...
27 Νοεμβρίου, 2019 - 17:18
Τελευταία ενημέρωση: 27/11/2019 - 17:19

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Thirrje për të kontribuar për të dëmtuarit nga tërmeti

Διαδώστε:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Thirrje për të kontribuar për të dëmtuarit nga tërmeti

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në vijim të veprimeve për të ndihmuar ata që humbën gjithçka nga fatkeqësia e rëndë që ndodhi për shkak të tërmetit, u bën thirrje të gjithë besimtarëve për të mbledhur ndihma në çfarëdo mënyre që ata kanë mundësi: Ushqimore, në batanije, veshmbathje etj. Apo në vlerë monetare. Për këtë është ngritur një shtab i posaçëm, i drejtuar nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla dhe atë Gjersim Çakalli.

Ndihmat mund të dorëzohen në Manastirin e Shën Vlashit, Durrës:
Vlerat monetare mund të depozitohen në “Tirana Bank” SA, në Llogarinë “Skiti i Miroprurëseve të Shenjta”, në nr. e llogarisë të mëposhtëm, me përcaktimin “Për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti”:

Në euro: AL86 2061 2029 0000 3103 1624 0101
Në lekë: AL59 2061 2029 00003103 1624 0102
Në USD: AL32 2061 2029 00003103 1624 0103

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në numrin: 0695746677

 

orthodoxalbania.net

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων