09/08/2019 09/08/2019 Kisha Orthodhokse Ruse, në bashkëpunim me Shërbimin Penal të shtetit kanë bërë të mundur zhvillimin e një konkursi, ku iu dha mundësi të burgosurve të shprehnin besimin e tyre dhe botën e brendshme nëpërmjet artit dhe ikonografisë. Që prej vitit 2013, Departamenti Kishtar për Shërbimin në Burgje së bashku me Shërbimin Penal kanë organizuar konkursin...
09 Αυγούστου, 2019 - 15:45

Kisha Orthodhokse Ruse organizon konkurs ikonografie për të burgosurit

Διαδώστε:
Kisha Orthodhokse Ruse organizon konkurs ikonografie për të burgosurit

Kisha Orthodhokse Ruse, në bashkëpunim me Shërbimin Penal të shtetit kanë bërë të mundur zhvillimin e një konkursi, ku iu dha mundësi të burgosurve të shprehnin besimin e tyre dhe botën e brendshme nëpërmjet artit dhe ikonografisë.

Që prej vitit 2013, Departamenti Kishtar për Shërbimin në Burgje së bashku me Shërbimin Penal kanë organizuar konkursin e pikturës dhe të ikonografisë, të quajtur “Jo sipas numrit por sipas nivelit të përulësisë”. Konkursi merret çdo vit me paraqitje të pikturave, dhe paraqitje të ikonografisë një herë në disa vjet.

Numri i pjesëmarrësve sa vjen e shtohet dhe, më e rëndësishmja është se kjo eksperiencë i transformon dhe i nxit në përmirësim të vetvetes.

Në konkurs marrin pjesë të burgosur nga e gjithë Rusia. Deri më tani, ka pasur fitues nga Novosibirsku, Irkutsku, Tula, Samara, Tymeni, Krasnojarsku etj. Madje një ndër fituesit e fundit ka qenë nga Bjellrusia.

Synimi i një organizimi të tillë është përparimi shpirtëror dhe moral i të burgosurve, duke i nxitur në respektin e vlerave të larta morale dhe në interesin për Traditën Orthodhokse. Ky aktivitet shërben gjithashtu si mundësi që pjesëmarrësit të shprehin mendimet dhe përjetimet e tyre lidhur me besimin orthodhoks dhe gjithçka që lidhet me të.

Kur konkursi ka në qendër ikonografinë, ndahet në tri kategori: kishtare, të ngjashme dhe ikona që mbahen në shtëpi. Në konkursin e pikturës ka gjithashtu tri kategori: portrete historike dhe bashkëkohore të Etërve dhe besimtarëve orthodhoksë, kupolat e kishave dhe besimin e shprehur në jetën e vetë të burgosurve.

Fituesit pajisen me certifikata nga dioqezat përkatëse dhe marrin dhurata të çmuara nga sponsorat e ndryshëm. Konkursi mbahet përgjatë gjithë vitit dhe fituesit shpallen në periudhën e Krishtlindjes.

Fituesit e parë që u shpallën në viin 2014 pikturuan një ikonë të Krishtit Pantokrator, Ikonën e të Tërëshenjtës së Vladimirit, shën Sergjin e Radonezhit e shumë vepra të tjera.

Church on the Blood. Photo: foma.ru

St. Nicholas. Photo: foma.ru

"We Are Not Alone". Photo: foma.ru

Synaxis of Russian New Martyrs and Confessors. Photo: foma.ru

St. Daniel of Moscow. Photo: foma.ru

"With God in our Hearts". Photo: foma.ru

/ Burimi: orthochristian.comradiongjallja.org

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων