08/10/2021 08/10/2021 Manastiri i Kryeengjëjve Mihail dhe Gavriil, Derviçan – Gjirokastër Manastiri i Kryeengjëjve ngrihet në pllajën e Malit të Gjerë mbi fshatin Derviçan. Është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të manastireve të kësaj lugine. Megjithatë ka vlera, sepse dëshmon për ecurinë e zhvillimit dhe larminë tipologjike të ndërtimeve manastirore të...
08 Οκτωβρίου, 2021 - 14:24

Kisha te restauruara

Διαδώστε:
Kisha te restauruara

Manastiri i Kryeengjëjve Mihail dhe Gavriil, Derviçan – Gjirokastër

Manastiri i Kryeengjëjve ngrihet në pllajën e Malit të Gjerë mbi fshatin Derviçan. Është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të manastireve të kësaj lugine. Megjithatë ka vlera, sepse dëshmon për ecurinë e zhvillimit dhe larminë tipologjike të ndërtimeve manastirore të arkitekturës pasbizantine.

Kompleksi i manastirit përbëhet nga kisha dhe konakët, që e rrethojnë atë, kryesisht nga ana lindore dhe perëndimore. Nga këto ndërtime ruhet në gjendje relativisht të mirë kisha, ndërsa konakët janë thuajse në gjendje të rrënuar. Në të gjithë sipërfaqen e interierit, kisha mban pikturë murale. Nga lëvizjet e dherave në zonën veriore ishin konstatuan çarje të harqeve në harkadën perëndimore, në zonën e harkadës para Hijerores, në qemerin e prothesis etj.

Punimet, që u kryen fillimisht në periudhën 2001-2003, konsistuan në çeljen e rrugës për në manastir me gjatësi 2 km, puntelimin e harkadave të dëmtuara, rehabilitimin e konstruksionit të mbulesës së brendshme dhe rindërtimin e konstruksionit të drurit të çatisë. Gjatë vitit 2010 në kishë u kryen ndërhyrje restauruese, të cilat përfshinë përforcimin e themeleve, vendosjen e elementeve lidhëse metalike për shëndoshjen e aftësisë mbajtëse, rikonstruksionin e plotë të çatisë, pastrimin dhe konsolidimin e pikturës murale, riparimin e dyshemesë dhe shtrimin e saj me pllaka natyrore. Gjithashtu, punime u kryen për sistemimin e ambientit përreth dhe për plotësimin e mureve rrethuese.

Punimet u financuan nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë me kontributin e komunitetit dhe të donatorëve të ndryshëm.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων