KOLENDRAT – TRANSMETOJMË GËZIMIN E LINDJES SË ZOTIT TONË JISU KRISHT
Periudha e Krishtlindjes është e mbushur me veprimtari të shumta, që e zbukurojnë edhe më tepër atmosferën festive. Ndër to bëjnë pjesë kolendrat, ku grupe fëmijësh dhe të rinjsh shkojnë kudo për të kënduar e shpallur lajmin e gëzuar të ardhjes së Shpëtimtarit foshnjë.
Sot, më 19 dhjetor 2023, fëmijët e grupit të “Udhëtimit shpirtëror”, programit të katekizmit të shkollës 9-vjeçare “Protagonistët”, shkuan në zyrat e Kryepiskopatës, ku u pritën me gëzim nga Hirësi Asti dhe personeli, të cilët jo vetëm shoqëruan me duartrokitje këngët e kolendrave, por edhe iu bashkuan korit të fëmijëve, duke kënduar së bashku.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










