16/10/2019 16/10/2019 Pas mbledhjes së bërë në Baku, Komiteti i mbrojtjes së Trashëgimisë mbarë botërore vendosi që Kompleksi i Kishës së Lindjes së Krishtit të mos jetë më në listën e objekteve të rrezikuara të trashëgimisë kulturore. Arsyeja e marrjes së këtij vendimi ishte puna e madhe rikonstruktuese që është bërë në këtë vend, ku përfshihet rregullimi...
16 Οκτωβρίου, 2019 - 14:36

Kompleksi i Kishës së Lindjes së Krishtit në Betlehem hiqet nga lista e objekteve të rrezikuara

Διαδώστε:
Kompleksi i Kishës së Lindjes së Krishtit në Betlehem hiqet nga lista e objekteve të rrezikuara

Pas mbledhjes së bërë në Baku, Komiteti i mbrojtjes së Trashëgimisë mbarë botërore vendosi që Kompleksi i Kishës së Lindjes së Krishtit të mos jetë më në listën e objekteve të rrezikuara të trashëgimisë kulturore.

Arsyeja e marrjes së këtij vendimi ishte puna e madhe rikonstruktuese që është bërë në këtë vend, ku përfshihet rregullimi i çatisë, fasadës së jashtme, dyerve dhe mozaikëve. Ndërkohë po përpunohet edhe një projekt për ndërtimin e një tuneli poshtë sheshit Manger, si edhe një plan për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mëtejshme të kompleksit.

Kisha e Lindjes, e gjendur në Betlehem, rreth 10 km. në jug të Jerusalemit, është identifikuar si vendi i lindjes së Krishtit që nga shek. II. Kisha e parë që u ndërtua në këtë vend i takon vitit 339, megjithëse kjo e fundit u shkatërrua nga një zjarr që ra në shek. VI. Megjithatë, një pjesë e mozaikëve (në dyshemenë e kishës) u ruajtën të paprishura.

Lista e Objekteve të Rrezikuara të UNESCO’s ka qëllim informimi dhe sensibilizimi sa më të gjerë për objektet e Trashëgimisë Kulturore mbarëbotërore që rrezikohen nga konflikte të armatosura, fatkeqësi natyrore, urbanizim të paplanifikuar, ndotje apo shkaqe të tjera.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων