14/06/2023 14/06/2023 Me kënaqësi ju njoftojmë se Konferenca III e Studentëve, me temën “Ekonomia dhe Dimensionet Sociale”, u mbajt me sukses të plotë ditën e premte në 9 qershor 2023. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj të vlefshme dhe për entuziazmin që treguat gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Nëpërmjet organizimit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Kolegjit Universitar “LOGOS”, ky...
14 Ιουνίου, 2023 - 11:00

KONFERENCA III E STUDENTEVE: DISKUTIME TE FRYTSHME MBI EKONOMINE DHE DI MENSIONET SOCIALE

Διαδώστε:
KONFERENCA III E STUDENTEVE: DISKUTIME TE FRYTSHME MBI EKONOMINE DHE DI MENSIONET SOCIALE

Me kënaqësi ju njoftojmë se Konferenca III e Studentëve, me temën “Ekonomia dhe Dimensionet Sociale”, u mbajt me sukses të plotë ditën e premte në 9 qershor 2023. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj të vlefshme dhe për entuziazmin që treguat gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Nëpërmjet organizimit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Kolegjit Universitar “LOGOS”, ky aktivitet synonte të hulumtonte lidhjen midis aspekteve ekonomike dhe sociale, duke inkurajuar diskutime të thella dhe mendim kritik ndaj realitetit ekonomik dhe social në vendin tonë dhe rajonin.
Duke u bazuar në një program të pasur, studentët dhe pedagogët shkëmbyen idetë e tyre, analizuan sfidat dhe diskutuan mbi çështje të rëndësishme që lidhen me ekonominë dhe aspektet sociale. Në fund të konferencës, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata të pjesëmarrjes dhe referimit, vlerësim për punën dhe angazhimin e tyre.
Diskutimet dhe shkëmbimet e mendimeve nuk përfunduan këtu. Të pranishmit vazhduan bisedat interesante dhe frymëzuese gjatë koktejit të organizuar pas seancave të referimeve. Kjo konferencë ishte një hap tjetër drejt krijimit të një dialogu të vazhdueshëm dhe të frytshëm midis studentëve dhe pedagogëve.
Gjithashtu, vlen të theksohet një dimension i veçantë të kësaj konference – ndihma dhe mbështetja që iu ofrua fëmijëve të “Shtëpisë së Fëmijës të Shpresës”. Nëpërmjet këngëve dhe valleve, u krijua një atmosferë e ngrohtë dhe e gëzueshme për fëmijët. Falë përkushtimit dhe solidaritetit tuaj, arritëm të japim një ndihmesë konkrete dhe të bëjmë ndryshimin pozitiv në jetët e tyre. Atmosfera vazhdoi me lojërat sportive dhe argëtuese në palestrën dhe ambientet sportive të Manastirit të Shën Vlash-it.
Në emër të organizatorëve, ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe përmbushjen e pritshmërivë tona. Kjo konferencë u bë një ngjarje e paharrueshme dhe e suksesshme, falë jush dhe ndihmës së çdo pjesëmarrësi.
Ju faleminderit për angazhimin tuaj të pafund, në shpresë se do të vazhdoni të shpalosni ndikimin tuaj pozitiv në fushën e ekonomisë dhe të ndihmoni në zhvillimin e dimensioneve sociale të vendit tonë.
Mirëpresim vazhdimisht kontributin tuaj dhe shpresojmë të takohemi sërish në konferencat e ardhshme!

Gëzuar dhe suksese!

Kolegji Universitar Logos

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων