07/11/2020 07/11/2020 Analisti politik Zllatko Vujoviq konsideron se Kisha ortodokse serbe – KOS, do të kontrollojë pjesën më të madhe të dikastereve në Qeverinë e re , përbërjen e të cilës e ka propozuar dje mandatari Krivokapiq. Përveç Kishës ortodokse serbe, në Qeveri, siç konsideron ai do të jenë edhe individ nga Lëvizja qytetare URA. Ai ka...
07 Νοεμβρίου, 2020 - 16:40

“KOS do të kontrollojë shumicën e ministrive”

Διαδώστε:
“KOS do të kontrollojë shumicën e ministrive”

Analisti politik Zllatko Vujoviq konsideron se Kisha ortodokse serbe – KOS, do të kontrollojë pjesën më të madhe të dikastereve në Qeverinë e re , përbërjen e të cilës e ka propozuar dje mandatari Krivokapiq. Përveç Kishës ortodokse serbe, në Qeveri, siç konsideron ai do të jenë edhe individ nga Lëvizja qytetare URA. Ai ka theksuar se shumica e kandidatëve të cilët i ka propozuar Krivokapiq për opinionin janë të pa njohur .“Më duket se zgjedhja e kësaj Qeverie është e tillë që do të kemi një Qeveri të Kishës ortodokse serbe dhe Qeverinë e URA-s. Ka ndodhur që partitë të cilat kanë fituar përkrahje të konsiderueshme të qytetarëve, siç është koalicioni i Frontit Demokratik dhe i demokratëve kanë mbetur pa anëtarë të vetë në Qeveri dhe kjo është absurde në një sistem parlamentarë”, ka theksuar Vujoviq për TVMZ. Ai ka shtuar se Qeveria e re nuk është në tërësi Qeveri e ekspertëve dhe sikur në të të jetë lideri i URA-s mund të shtrohet pyetja , siç ka theksuar ai , pse nga politikanët të jetë vetëm Dritan Abazoviq. Kontestuese është edhe fakti se në Qeveri nuk janë të përfaqësuar popujt pakicë, gjë që , siç ka shtuar , nuk ka ndodhur deri me tani. Vujoviq ka përkujtuar se Qeverinë e re mund ta lejojë ose ta votojë vetëm një deputet në Parlament.

 

— rtcg.me

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων