18/07/2019 18/07/2019 Si sot, 20 vite më parë, më 18 Korrik 1998 mbërriti në qytetin e Beratit për të ushtruar misionin apostolik të Kryebariut në Mitropolinë e Shenjtë të asaj kohe, të Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignat Triantis.     Kronikë me rastin e 20-vjetorit të Fronëzimit të Hirësi Ignatit si Mitropolit të Beratit...
18 Ιουλίου, 2019 - 16:04
Τελευταία ενημέρωση: 18/07/2019 - 16:13

Kremtim i përvjetorit të 20 të Fronëzimit të Hirësi Ignatit si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

Διαδώστε:
Kremtim i përvjetorit të 20 të Fronëzimit të Hirësi Ignatit si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

Si sot, 20 vite më parë, më 18 Korrik 1998 mbërriti në qytetin e Beratit për të ushtruar misionin apostolik të Kryebariut në Mitropolinë e Shenjtë të asaj kohe, të Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignat Triantis.

 

 

Kronikë me rastin e 20-vjetorit të Fronëzimit të Hirësi Ignatit si Mitropolit të Beratit – Arkiva Radio “Ngjallja”

18 Korrik 1998 Fronëzimi i Hirësi Ignatit si Mitropolit i Beratit

Imzot Ignat Triantis lindi nga prindërit Lluka dhe Marie Triantis
në 8 Nëntor 1934 në fshatin Prodhromos të rrethit të Thivës, në një familje të thjeshtë arvanitase. U pagëzua me emrin Joani.”Në mënyrë të veçantë nga nëna kam mësuar gjuhën e bukur shqipe” -pohonte Imzot Ignati që në ditët e para të ardhjes së tij në Berat. Shkollën fillore gjashtëvjeçare e mbaroi me rezultate shumë të mira në fshatin e lindjes. Arsimin e mesëm të përgjithshëm e kreu me rezultate të larta në Seminarët Kishtarë të qytetit Korinth dhe të ishullit Patmos. Prej vitit 1954 deri në vitin 1960 mbaroi me sukses shkollën e lartë në degën e Teologjisë pranë Universitetit të Athinës. Në të njëjtën periudhë u diplomua në shkollën e lartë të Muzikës Bizantine me rezultate të larta në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Që në bankat e shkollës së mesme e të lartë iu përkushtua veprimtarisë së larmishme kishtare. Ka shërbyer si katekist, duke u dhënë mësime kishtare besimtarëve të moshave të ndryshme. Është aktivizuar si psalt në shumë kisha, duke predikuar tema të rëndësishme vazhdimisht gjatë Liturgjive Hyjnore. Ka dhënë mësim në shkolla të mesme lëndë të ndryshme si: Letërsi, Gjuhë, Histori, Gjeografi dhe Teologji, të cilat i dhanë mundësinë të zgjeronte horizontin fetar e kulturor për t’u bërë në të ardhmen një klerik i aftë dhe i devotshëm. U hirotonis prift, në vitin 1967 duke shërbyer si Famulltar në Katedralen e Thivës, si zëvendës – Episkop në rrethin e Thivës dhe Igumen, domethënë drejtues në dy manastire shumë të rëndësishëm; si dhe Atë Shpirtëror i Dioqezës së rretheve Thivë dhe Livadhja. Si shpërblim i një pune plot zell e përkushtim në vreshtin e Perëndisë, Zoti e bëri të denjë që të zgjidhet Mitropolit i Beratit nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, me propozim të Patrikut Ekumenik më 24 Qershor 1992, në të njëjtën ditë e vit me Kryepiskopin tonë të dashur Anastas. Hirotonisja në Mitropolit e Imzot Ignatit u krye 4 vite më vonë më 27 Korrik 1996 në Konstandinopojë dhe në 18 Korrik 1998 u krye Fronëzimi si Mitropolit i Beratit,Vlorës dhe Kaninës në Kishën e “Shën Spiridhonit” – Berat.
Për shumë vjet o Kryezot!

Radio Ngjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων