11/02/2022 11/02/2022 U kremtua me solemnitet sot në datën 11 Shkurt në Manastirin e hirshëm të “Shën Vlashit” pranë qytetit të Durrësit festa e Hierodëshmor Vlashit, martirit të madh të kishës sonë. Kremtimet e festës nisën që në mbrëmje të datës 10 Shkurt me Shërbesën e Mbrëmësores si edhe Shërbesën e Bekimit të Pesë Bukëve në mastirin...
11 Φεβρουαρίου, 2022 - 15:10

Kremtim madhështor në festën e Shën Vlashit

Διαδώστε:
Kremtim madhështor në festën e Shën Vlashit

U kremtua me solemnitet sot në datën 11 Shkurt në Manastirin e hirshëm të “Shën Vlashit” pranë qytetit të Durrësit festa e Hierodëshmor Vlashit, martirit të madh të kishës sonë.

Kremtimet e festës nisën që në mbrëmje të datës 10 Shkurt me Shërbesën e Mbrëmësores si edhe Shërbesën e Bekimit të Pesë Bukëve në mastirin e hirshëm që mban emrin në nderim të këtij shenjtori të madh të kishës kryesuar nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit Hirësi Nikolla si edhe Arkimandrit Anastas Mamaj dhe klerikë të qytetit të Durrësit si edhe nga Tirana.
Është traditë që kjo e kremte të shoqërohet me lutje të gjata dhe vigjilje gjatë natës por për shkak të situatës së pandemisë këto shërbesa u kufizuan.

Sot që herët besimtarët e shumtë mbushën kishën e Manastirit. Ata kishin ardhur nga Mitropoli të ndryshme si nga Mitropolia e Elbasanit, e Beratit dhe e Fierit.
Shërbesa e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore u drejtua gjatë ditës së sotme nga Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla me të Cilin bashkëmeshuan edhe klerikët që ishin të pranishëm në këtë panair.

Predikimi në këtë ditë u mbajt nga studenti i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” z. Andrea Jano i cili foli për jetën dhe veprën e Hierodëshmorit Vlash!
Në fund të Shërbesës Hirësi Nikolla uroi të gjithë besimtarët edhe veçanërisht ata që mbajnë emrin e Shenjtorit!
Gëzuar për shumë vjet!

 

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων