18/04/2022 18/04/2022 Të Dielën që i paraprin Javës së Madhe e të Shenjtë (sivjet më 17 prill 2022), në të gjitha Kisha Orthodhokse kremtohet e Diela e Dafinave (ose e Palmave). Kjo e kremte e gëzueshme lajmëron triumfin e Mbretërisë së Perëndisë. Hyrja e Krishtit në Jerusalem është një hyrje martirike për në jetën pa mbarim drejt...
18 Απριλίου, 2022 - 14:54

KREMTIM PLOT GËZIM I SË DIELËS SË DAFINAVE

Διαδώστε:
KREMTIM PLOT GËZIM I SË DIELËS SË DAFINAVE

Të Dielën që i paraprin Javës së Madhe e të Shenjtë (sivjet më 17 prill 2022), në të gjitha Kisha Orthodhokse kremtohet e Diela e Dafinave (ose e Palmave). Kjo e kremte e gëzueshme lajmëron triumfin e Mbretërisë së Perëndisë. Hyrja e Krishtit në Jerusalem është një hyrje martirike për në jetën pa mbarim drejt Perëndisë. Edhe për pak ditë do të martirizohet dhe do të vdesë në kryq, për të mposhtur vdekjen dhe për të dhuruar jetën me ngjalljen e Tij. Ne e dimë se Mbretëria është në rrugën e Tij për në Golgotha, në kryqëzimin, në varr dhe në Ngjallje.

Por ai popull që sot po e priste si Mbret, duke brohoritur “Hosanna, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit, mbreti i Izraelit”, e duke mbajtur në duar degë palmash, pas disa ditësh do të thërriste: “Kryqëzoje, kryqëzoje” (Jn.19:6).

Kjo është një e kremte e gëzuar e cila u festua me hare në të gjitha kishat kryesore të Kryepiskopatës dhe të Mitropolive, Në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye në të gjitha kishat. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Mesha u krye nga Kryepiskopi Anastas, bashkë me Mitropolitin e Amantias Nathanailin, dhe klerikë të kryeqytetit.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων