26/06/2020 26/06/2020 Kremtohet për herë të parë festa e “Lindjes së Shën Joan Pagëzorit” në “Paraklisin e Shën Joanit Pagëzorit”, të fshatit Metaj, Libofshë. Ky “Paraklisë” u ndërtua me të ardhurat e besimtarëve të fshatrave Agim, Metaj dhe të tjerë, si dhe të ardhurat e Kishës Agim. Gjithë punimet rregullimi i çatisë, tavanit, suvatimet, instalimet e elektrike,...
26 Ιουνίου, 2020 - 13:18
Τελευταία ενημέρωση: 26/06/2020 - 13:34

Kremtimi i festës së “Lindjes së Shën Joan Pagëzorit” Metaj, Libofshë!

Διαδώστε:
Kremtimi i festës së “Lindjes së Shën Joan Pagëzorit” Metaj, Libofshë!

Kremtohet për herë të parë festa e “Lindjes së Shën Joan Pagëzorit” në “Paraklisin e Shën Joanit Pagëzorit”, të fshatit Metaj, Libofshë. Ky “Paraklisë” u ndërtua me të ardhurat e besimtarëve të fshatrave Agim, Metaj dhe të tjerë, si dhe të ardhurat e Kishës Agim. Gjithë punimet rregullimi i çatisë, tavanit, suvatimet, instalimet e elektrike, lyerja me bojë, vendosja e dyerve dhe dritareve, shtrimi me pllaka, hajati, rrethimi, etj, kapën vlerën prej 400 000 (katërqind mijë) lekë.

Është mjaft kuptimplotë që të meshonim për herë të parë në këtë “Paraklisë” ditën e kremtimit të 28-vjetorit të ringritjes së Kishës sonë që përkon me 28-vjetorin e zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij, Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu është një bekimi i madh që ky “Paraklisë” t’i dedikohet Pagëzorit të Zotit, më të Madhit ndër profetët dhe të Parit ndërshenjtorët (kuptohet pas Hyjlindëses).

Lutemi që “sytë e Zotit u drejtofshin natë e ditë në këtë Tempull” (3Mb.8:29) dhe qoftë një vend, ngushëllimi, shprese dhe gëzimi për të gjithë

Ta gëzojnë, pra, besimtarët “Kishëzën” e tyre!

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων