08/10/2020 08/10/2020 Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi u shtrua në spital për trajtim të koronavirusit, bëri të ditur Kisha. Mitropoliti Amfilohije, 82 vjeç, ndodhet në Qendrën Klinike në Podgoricë. Ai i kaloi ditët e fundit në izolim në shtëpi, nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, thuhet në njoftimin e Kishës, të cilin e transmetojnë...
08 Οκτωβρίου, 2020 - 15:16

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi infektohet me koronavirus

Διαδώστε:
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi infektohet me koronavirus

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi u shtrua në spital për trajtim të koronavirusit, bëri të ditur Kisha.

Mitropoliti Amfilohije, 82 vjeç, ndodhet në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Ai i kaloi ditët e fundit në izolim në shtëpi, nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, thuhet në njoftimin e Kishës, të cilin e transmetojnë mediat serbe.

Mitropoliti Amfilohije thuhet se do të qëndrojë në spital për sa kohë që zgjat infeksioni.

Sipas njoftimit, ai ndihet mirë dhe mjekët e vlerësuan situatën e tij si të qëndrueshme.

“Iu bëjmë thirrje vëllezërve dhe motrave që të luten plot besim dhe dashuri, si për shërimin e shpejtë të mitropolitit, ashtu edhe për shëndetin dhe përparimin e të gjithë të sëmurëve”, thuhet në deklaratën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Mali i Zi është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Autoritetet atje kanë konfirmuar mbi 12,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 188 viktima.

Raste aktive aktualisht janë 3,839.

/REL/


— oranews.tv

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων