28/12/2021 28/12/2021 Krishtlindja është një periudhë e bekuar për përjetimin e miqësisë, përkujdesjes dhe dashurisë. Kjo është një periudhë e vitit kur ne mund ti’ japim dhuratat e gëzimit dhe lumturisë të tjerëve. Ashtu si Shpëtimtari ynë Zoti Jisu Krisht, ne mund të vizitojmë të sëmurët, t’u japim të varfërve dhe t’i bëjmë shoqëri të vetmuarve. Mitropolia...
28 Δεκεμβρίου, 2021 - 16:41

Krishtlindje në çdo Familje!

Διαδώστε:
Krishtlindje në çdo Familje!

Krishtlindja është një periudhë e bekuar për përjetimin e miqësisë, përkujdesjes dhe dashurisë. Kjo është një periudhë e vitit kur ne mund ti’ japim dhuratat e gëzimit dhe lumturisë të tjerëve. Ashtu si Shpëtimtari ynë Zoti Jisu Krisht, ne mund të vizitojmë të sëmurët, t’u japim të varfërve dhe t’i bëjmë shoqëri të vetmuarve.

Mitropolia e shenjtë e Elbasanit në bashkëpunim me besimtarët vazhdon të kujdeset për familjet në nevojë me pako ushqimore dhe higjenike. Në kuadër të Krishlindjes u shpërndanë 100 pako për familjet në nevojë në zonat e Elbasanit, Cërrikut, Librazhdit, Prrenjasit, Belshit, Shtërmenit, Kryezjarthit, Kuqanit, Shijonit, Shelcanit, Gjinarit dhe Zavalinës.
Përmes kësaj nisme u gjendëm pranë tyre duke iu falur mbështetje, dashuri dhe ngrohtësi shpirtërore. Është e rëndësishme që ata mos të ndihen të vetëmuar dhe të kemi qënë miqtë e tyre sikur edhe për një ditë, duke zbutur sadopak sfidat me të cilat përballen.
Shprehim falenderime për secilin dhurues:G. Gj. Xhoxhi, Joan. M, B. Oga, P. Bodurri, K. Halili, A. Oga, N. P., I. Qelemeni, A. Kyrousi, Mensa “Shërbimi i Dashurisë”, Tiranë dhe World Vision in Albania and Kosovo. Perëndia ju bekoftë dhe jua shtoftë me mirësitë e tij.

Ja Krishti lindi, Lavdërojeni!

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων