08/09/2019 08/09/2019 Në datat 19-23 gusht 2019 u mbajt në Lindau të Gjermanisë, Asambleja e X Botërore “Fetë për Paqen” me pjesëmarrjen e 900 të ftuarve nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës. Asambleja kishte si temë kryesore “Të kujdesemi për të ardhmen tonë të përbashkët”. “Fetë për Paqen” është konfederata më e madhe...
08 Σεπτεμβρίου, 2019 - 17:34
Τελευταία ενημέρωση: 08/09/2019 - 17:35

Kryepiskopi Anastas rizgjidhet President Nderi i organizatës “Religions for Peace”- “Fetë për Paqen”

Διαδώστε:
Kryepiskopi Anastas rizgjidhet President Nderi i organizatës “Religions for Peace”- “Fetë për Paqen”

Në datat 19-23 gusht 2019 u mbajt në Lindau të Gjermanisë, Asambleja e X Botërore “Fetë për Paqen” me pjesëmarrjen e 900 të ftuarve nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës. Asambleja kishte si temë kryesore “Të kujdesemi për të ardhmen tonë të përbashkët”.

“Fetë për Paqen” është konfederata më e madhe botërore e akredituar nga OKB, ku aderojnë këshilla ndërfetare, komunitete dhe bashkësi fetare nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, Europa, Azia, Afrika, Australia dhe Oqeania. Në asamble mori pjesë edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Gjatë kësaj asambleje delegatë nga e gjithë bota kanë zgjedhur gjithashtu dhe drejtuesit e rinj të organizatës “Religions for Peace”, ku në postin e Sekretarit të Përgjithshëm i organizatës është zgjedhur Prof. Azza Karam. Në përfundim të asamblesë janë zgjedhur gjithashtu dhe Presidentët e Nderit, ku një nga figurat më të spikatura ka qenë Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, i cili është edhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (ai është zgjedhur President Nderi i kësaj organizate nga viti 2009 e në vazhdim).

Për me shumë: knfsh.al

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων