04/03/2019 04/03/2019 Sot, 2 mars 2019, në qytetetin e Salcburgut, Austri, u krye ceremonia e pranimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Prof. dr. Anastasit, si Senator Nderi i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit. Në ceremoninë e veçantë, të zhvilluar në Universitetin e Salcburgut, Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Artit i uroi...
04 Μαρτίου, 2019 - 14:32
Τελευταία ενημέρωση: 04/03/2019 - 14:49

Kryepiskopi Anastas – Senator Nderi i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit

Διαδώστε:
Kryepiskopi Anastas – Senator Nderi i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit

Sot, 2 mars 2019, në qytetetin e Salcburgut, Austri, u krye ceremonia e pranimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Prof. dr. Anastasit, si Senator Nderi i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit.

Në ceremoninë e veçantë, të zhvilluar në Universitetin e Salcburgut, Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Artit i uroi mirëseardhjen, duke vënë në dukje veprën e tij shkencore edhe baritore, fusha në të cilat ka pasur arritje të jashtëzakonshme, me fokus në bashkëjetesën paqësore mes njerëzve.

Në fjalën përshëndetëse, Fortlumturia e Tij, Anastasi, pasi falënderoi për zgjedhjen, theksoi se “e vërteta, dashuria dhe bukuria janë gjithmonë bashkë në traditen tonë. Le të përpiqemi të vazhdojmë me këtë vizion”.

Rëndësinë e zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas si Senator Nderi i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit, një nga institucionet më prestigjioze akademike në botë, e dëshmon edhe fakti se ky institucion përfshin edhe 39 fitues të Çmimit Nobel, si dhe 2000 shkencëtarë e intelektualë që udhëheqin në fushat e tyre si anëtarë të rregullt apo nderi.

Anëtarët e nderit përfshijnë Helmut Kol, Zhan Klod Junker, Mbretin Filip të Belgjikës, Princin Zhan të Luksemburgut, Presidentin e Zvicrës, Doris Leutard, Presidentin e Austrisë, Heinz Fiche, Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, Romano Prodin etj.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe Artit është një organizatë joqeveritare e njohur nga Bashkimi Evropian, që promovon shkencat dhe përparimin shoqëror. Ajo është themeluar në vitin 1990, me synim kërkimin inovativ, kooperimin ndërdisiplinor dhe ndërshtetëror, si dhe shkëmbimin dhe shpërndarjen e njohurive.

 

 

http://orthodoxalbania.net/index.php/al/lajme/blog/6867-kryepiskopi-anastas-senator-nderi-i-akademise-evropiane-te-shkencave-dhe-artit?fbclid=IwAR24nYVbzOjntkx3pkRkZODRO0inQEUXRcpUkiMjvQDuNPwMYP7SettpGGw

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων