Kryepiskopi Joan hirotonis një hierodhjakon të ri
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, sot, më 21 qershor 2026 në të Dielën III të Mattheut drejtoi Liturgjinë Hyjnore dhe dorëzoi të riun Kristi Baka në Anagnost dhe Hierodhjakon Nifoni në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Në Liturgjinë Hyjnore së bashku me Kryepiskopin meshuan edhe Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Nathanaeli; Episkopi i Amantias, Hirësi Ignati si edhe klerikë nga Kryepiskopata dhe Mitropoli të tjera. Besimtarë të shumtë pjesëmarrës në Liturgji Hyjnore iu përgjigjën njëzëri thirrjes: I DENJE të Kryepiskopit Joan.
Në fjalën e tij Kryepiskopi Joan e nxiti hierodhjakonin t’i shërbejë Zotit me të gjithë fuqinë, me të gjithë mendjen dhe me të gjithë shpirtin e tij. Nëse do të veprojmë kështu, Zoti do të na shpërblejë duke dërguar hirin e Shpirtit të Shenjtë dhe duke na mbrojtur nga çdo e keqe. Gjithashtu, Kryebariu ynë Joan ju kërkoji të gjithëve të luten për dhjakonin e ri, se Kisha ka nevojë për lutjet e besimtarëve. Të gjithë klerikët kanë nevojë për lutjet e besimtarëve, sepse lutja e fuqishme ndaj Zotit asnjëherë nuk kthehet duarbosh. Perëndia do ta dëgjojë lutjen tonë, nëse ne e bëjmë me zemër dhe me shpirt.
Hierodhjakon Nifoni ka studiuar Bachelor në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjoze në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos” dhe po përfundon Masterin Profesional në Theologji Sociale dhe Praktike. Gjithashtu ai ka studiuar për Ekonomi dhe Muzikë Bizantine.
I denjë në shërbim të Kishës dhe njerëzve!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










