Kryepiskopi Joan në Takimin e pestë Ndërorthodhoks Murgjëror
Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, u mikprit në 13 tetor 2023 në Manastirin e Shenjtë të së Tërëshenjtës Mari Faneromeni, në Lefkadhë të Greqisë.
Nga 13-15 tetor 2026, aty zhvillohet Takimi i 5-të Ndërorthodhoks Murgjëror, me temë: “Murgjëria Orthodhokse dhe Hierapostolia”, që i kushtohet kujtimit të Kryepiskopit të lumur, Anastas, me prejardhjeje nga Lefkadhën.
Kryepiskopi Joan u mirëprit me nderime nga Igumeni i Manastirit dhe autoritetet qendrore dhe lokale, si edhe drejtoi shërbesën e ardhjes së dorës së djathë të lipsanit të shenjtë të shën Nektarit.
Në vijim, filluan punimet e Takimit të pestë Ndërorthodhoks, në të cilin ditën e parë Kryepiskopi ynë mbajti fjalën kryesore të ditës me temë: “Kryepiskopi i lumur Anastas dhe rilindja shpirtërore e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë”.
Ky Takim organizohet nga Mitropolia e Shenjtë e Lefkadhës dhe Ithakës së bashku me Manastirin e së Tërëshenjtës Faneromeni në Lefkadhë, nën kujdesin e Sinodit të Shenjtë së Kishës së Greqisë.
Në të marrin pjesë Mitropoliti i Lefkadhës dhe i Ithakës, Imzot Theofili; Mitropoliti i Ankarasë, Imzot Grigori, përfaqësues i Patriarkanës Ekumenike; Mitropoliti i Halkidhës, i Isthiesë dhe i Sporadeve Veriore, Imzot Krisostomi, përfaqësues i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë si edhe shumë hierarkë, murgjër dhe përfaqësues të mbarë Orthodhoksisë.
Kryepiskopi Joan shoqërohet nga protopresviteri atë Spiro Topanxha, Protosingjeli i Kryepiskopatës së Tiranës, atë Harallamb Gjoka, atë Nikolla Kodheli dhe kori bizantin i Tiranës, nën drejtimin e z. Theodhor Peci.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










