08/04/2024 08/04/2024 Kryqi, simboli i fitores, mbrojtjes dhe sakrificës! Kur erdhi koha, të dashur besimtarë, dhe Krishti do të shkonte të përmbushte misionin për të cilin Ai kishte ardhur, u nis nga atdheu i tij nga Galilea, për në Jerusalem, oor duhet të kalonte përmjet Samarisë. Krishti duhet të kalonte në një fshat Samaritan dhe Zoti për...
08 Απριλίου, 2024 - 16:56

Kryqi, simboli i fitores, mbrojtjes dhe sakrificës

Διαδώστε:
Kryqi, simboli i fitores, mbrojtjes dhe sakrificës

Kryqi, simboli i fitores, mbrojtjes dhe sakrificës!
Kur erdhi koha, të dashur besimtarë, dhe Krishti do të shkonte të përmbushte misionin për të cilin Ai kishte ardhur, u nis nga atdheu i tij nga Galilea, për në Jerusalem, oor duhet të kalonte përmjet Samarisë. Krishti duhet të kalonte në një fshat Samaritan dhe Zoti për këtë dërgon disa lajmëtarë që banorët e atij fshati ta presin, por ata refuzuan ta paranojnë Krishtin.
Kur dëgjuan këtë gjë dy nga apostujt më të afërt të Zotit Joani dhe Jakovi, dy vëllezërit, bijtë e Zebeteut, i thanë Zotit :” Zot, dëshiron që tu themi që të zbres zjarr nga qielli mbi ta ashtu siç urdhëroi profeti Ilia?!” Zoti i thotë: “Ju nuk dini nga ç’frymë jeni! Unë nuk kam ardhur në botë që të shkatërrojë njerëzimin, kam ardhur që ta shpëtojë njerëzimin!”
Pastaj e dimë historinë që Zoti kaloi në një fshat tjetër dhe u nis drejt Jerusalemit.
Na thotë vetë Krishti që Ai e përuli vetë veten e Tij, u bë njeri, na mësoi, na predikoi, bëri mrekullitë, durojë kryqëzimin , vdekjen, për ne, për shpëtimin tonë. Erdhi të na shpëtojë me misionin e tij, erdhi të na shpëtojë ne. E derdhi gjakun e tij mbi Kryq, që nëpërmjet gjakut të tij na shlyeu gjithë mëkatet tona. Ai ishte çmimi që Krishti dha për secilin prej nesh, që të shlyente borxhin që ne i kishim Perëndisë me mëkatin tonë prandaj edhe kryqi u shenjtërua, prandaj kryqi është simbol i fitores. Dikur ishte një simbol turpi, por me ngjitjen e Zotit në kryq, me derdhjen e gjakut të Tij, ai u bë simbol i fitores.
Sot të dielën e tretë të kreshmëve që është afër mesit të kreshmëve , kisha na e sjell Kryqin e Tij për të na kujtuar që ky është simboli me të cilin Zoti përmbushi misionin e Tij. Është simbol me të cilin Krishti triumfoj mbi vdekjen mbi pushtetin e të ligut.
Kryqi nuk është vetëm simbol i fitores por kryqi është edhe simbol i mbrojtjes sonë.
Tregojnë për shën Nifonin, që ishte kryepiskop i Kostandianës në shek e IV, ishte bashkëkohës me shën Athanasin e Madh.
Ai pa një vegim ku ishte i rrethuar me gjithë popullin e gëzuar të besimtarëve. Ai dhe pa që para tij qëndronte një kryq që ishte afërsisht sa trupi i tij. Një kryqe në ar të kulluat.” Ky Kryq,- thoshte,- nuk ishte vetëm para tij, por ishte edhe anash edhe mbrapa edhe poshtë edhe sipër, ishte i mbuluar i gjithi me kryq dhe kështu i ligu nuk mundte ta luftonte dot.
Ndonjëherë kur Perëndia donte ta vinte në provë atë, hapte pak kryqet, linte një hapësirë dhe i ligu sa shikonte që kishte një hapësirë i lëshonte shigjetat e tij kundër shenjtorit. Kur i shenjti vihej nëvështirësia kur vinte tundimi ulesh në gjunjë, ngrinte duart drejt Perëndisë dhe kërkonte ndihmën dhe mëshirën e Perëndisë.
Dhe demonët kur shikonin që ai i lutej thoshin: “të largohemi , të largohemi sepse do të vij Perëndia me engjëjt e tij për të na shkatërruar”. Ashtu ndodhte me të vërtetë!
Kështu është edhe kryqi për secilin prej nesh, ai është mbrojtja jonë. Nëse i kalojmë vështirësitë e jetës dhe duket që nuk kemi vështirësi të mëdha, kjo nuk është meriat jonë, se jemi shumë të zgjuar, se jemi shumë të shenjtë. Jo, është se Perëndia na ka mbrojtur me kryqin e tij dhe nuk lejon që të na tundojë i ligu , të na sjellë vështirësi në jetën tonë të cilën nuk e përballojmë dot dhe kur lejon ndonjëherë, lejon pak aq sa mund ta përballojmë atë.
Kryqi, së treti, është edhe simbol i sakrificës! E dëgjuam pak më parë në pjesën e Ungjillit kur Zoti thotë “ai që do ta fitojë shpirtin e tij duhet ta humbasë atë dhe ai që e humbet ai do ta fitojë”. Është sakrificë. Sakrifica është humbje, humbje për të fituar
dhe ju e dini shumë mirë që një tregtar i zgjuar duhet investojë, të harxhojë që të fitojë më tepër.
E dimë, në shumë vende të zhvilluara në Evropë sot, banorët e këtyre vendeve paguajnë taksa harxhojnë humbasin, por ajo taksë e tyre kthehet në një mirëqënie shumë më të lartë, jo vetëm për ata, por për të gjithë banorët e atij vendi. Duhet të humbasësh që të fitosh!
Ndërsa në vendin tonë ne të gjithë duam të fitojnë. Të gjithë duam të fitojmë. Madje është hapur dhe ai koncepti tashmë që duhet të fitojmë, duhet të bëhemi të pasur, duhet të bëhemi shumë shpejt të pasur. Jo, pa humbje, pa sakrifica, nuk mund të fitosh!
Edhe kështu është edhe me besimin, pa sakrificë nuk mund të fitosh. Pa mbajtur kryqin secili prej nesh, është e pamundur që të arrijmë në gëzimin e Ngjalljes prandaj kisha na kujton kryqin.
Kryqin që duhet ta mbajmë vazhdimisht dhe dimë që në këtë kryq që mbajmë nuk jemi vetëm, por është Perëndia bashkë me ne!
Të dashur besimtarë! Le ta vazhdojmë përpjekjen tonë drejt Pashkës, drejt Ngjalljes së Zotit me fuqin e kryqit , me mbrojten e kryqit , me sakrificën e kryqit dhe kështu do ta arrijmë ta shijojmë gëzimin e Zotit dhe Ngjalljen e Tij. Amin!
*E Diela e Lartësimit të Kryqit, nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia i Tij, Imzot Nikolla, 07.04.2024.

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων