23/04/2021 23/04/2021 E Shtuna para të Dielës së Dafinave është “E Shtuna e Llazarit” dhe në këtë ditë është traditë të bësh “Lazarakia” (fjalë për fjalë do të thotë “Llazaret e Vogël”). Këto janë bukë tradicionale të vogla, të ëmbla dhe me erëza të buta, të bëra vetëm një herë në vit. Ato përfaqësojnë mrekullinë e Jesuit...
23 Απριλίου, 2021 - 18:42

Kulecët e Shën Llazarit

Διαδώστε:
Kulecët e Shën Llazarit

E Shtuna para të Dielës së Dafinave është “E Shtuna e Llazarit” dhe në këtë ditë është traditë të bësh “Lazarakia” (fjalë për fjalë do të thotë “Llazaret e Vogël”). Këto janë bukë tradicionale të vogla, të ëmbla dhe me erëza të buta, të bëra vetëm një herë në vit. Ato përfaqësojnë mrekullinë e Jesuit që e ngriti Llazarin nga të vdekurit. Ato janë natyrisht kreshmore, që do të thotë se nuk përmbajnë produkte të qumështit ose vezëve. Shpresojmë që kjo traditë e të bërit “Lazarakia” të kalohet brez pas brezi.
Përbërësit:
800g miell të thjeshtë
1.5 gota ujë të vakët
1 qese me maja
150g sheqer
1 lugë caji kanellë
50g vaj ulliri
1/4 lugë çaji karafil
50 gr arra të copëtuara imët (opsionale)
50g rrush të thatë(opsionale)
karafil për të dekoruar.
Përgatitja:
1. Në një mikser, shtoni majanë, sheqerin dhe ujin e vakët. Përziheni derisa majaja dhe sheqeri të treten dhe lëreni mënjanë për 10 minuta për të aktivizuar majanë.
2. Shtoni miellin, kanellën dhe karafilin e grirë në një tas të madh dhe u jepni këtyre përbërësve të thatë një përzierje të shpejtë.
3.Shtoni në përzierjen e thatë, vajin e ullirit dhe majanë e aktivizuar. Trazojini këta përbërës së bashku derisa brumi të mos ngjitet fare në duart tuaja. Në këtë hap, mund të shtoni edhe opsionin e arrave të copëtuara ose rrushit.
4. Mbulojeni brumin me një pecetë kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.
5. Nxehni furrën në 200 ° C. Rreshtoni disa tabaka me letër pjekjeje.
6. Pasi brumi të ketë pushuar dhe të jetë ngritur, ndajeni përzierjen në toptha të vegjël.
7. Për ta formuar secilën prej topave në figura të vogla, i rrokullisni në një formë të zgjatur, krijoni dy prerje në njërën skaj për këmbët. Në mes pri një të çarë në secilën anë dhe mbështilleni përpara, për të përfaqësuar krahët. Vendosni 2 karafil të plotë mbi krahët ku duhet të jetë koka për të krijuar sytë.
8. Vendosini figurat e vogla të Llazarit në tepsinë e furrës.
9. Piqeni për 20-30 minuta, deri sa të marrë ngjyrë të artë.
10. Merrni tepsitë nga furra dhe lëreni të ftohet para se të shërbeni.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων