28/05/2026 28/05/2026 Kulturë dhe Histori AKTIVITET SHPIRTËROR I FAMILJEVE TË MITROPOLISË SË ELBASANIT NË POGRADEC, MAJ 2026 Maj 27, 2026 – 16:57Përditësuar: Maj 27, 2026 – 17:0009 Facebook Twitter AKTIVITET SHPIRTËROR I FAMILJEVE TË MITROPOLISË SË ELBASANIT NË POGRADEC, MAJ 2026 Në datat 22 dhe 23 maj 2026, me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,...
28 Μαΐου, 2026 - 15:35

Kulturë dhe Histori AKTIVITET SHPIRTËROR I FAMILJEVE TË MITROPOLISË SË ELBASANIT NË POGRADEC, MAJ 2026

Διαδώστε:
Kulturë dhe Histori  AKTIVITET SHPIRTËROR I FAMILJEVE TË MITROPOLISË SË ELBASANIT NË POGRADEC, MAJ 2026

Kulturë dhe Histori

AKTIVITET SHPIRTËROR I FAMILJEVE TË MITROPOLISË SË ELBASANIT NË POGRADEC, MAJ 2026
Maj 27, 2026 – 16:57Përditësuar: Maj 27, 2026 – 17:0009
Facebook Twitter
AKTIVITET SHPIRTËROR I FAMILJEVE TË MITROPOLISË SË ELBASANIT NË POGRADEC, MAJ 2026

Në datat 22 dhe 23 maj 2026, me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësisë së Tij z. Andon, grupi i familjarëve të kësaj Mitropolie zhvilloi një aktivitet dyditor shpirtëror dhe komunitar në qytetin piktoresk të Pogradecit.

Ky organizim u realizua falë kontributit dhe mbështetjes së vet Mitropolisë, si edhe përkushtimit të anëtarëve të grupit të familjarëve, të cilët me dashuri dhe frymë bashkëpunimi bënë të mundur zhvillimin e këtij takimi të veçantë.
Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte forcimi i lidhjeve shpirtërore dhe njerëzore ndërmjet familjeve të enorive të Mitropolisë, duke krijuar një klimë më të ngrohtë bashkëpunimi dhe një komunitet më të bashkuar në Krishtin.
Përgjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë së bashku gëzimet, sfidat dhe përvojat e jetës së krishterë familjare, si edhe të afronin familje të reja për t’u bërë pjesë aktive e jetës kishtare.

Një rëndësi të veçantë gjatë aktivitetit morën temat shpirtërore dhe formuese të referuara nga Mitropoliti i Elbasanit Hirësia e Tij z. Andon, si edhe nga z. Harallamb Terziu, pedagog në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” më.Shën Vlash të Durrësit.
Referimet, diskutimet dhe bashkëbisedimet shërbyen si një burim frymëzimi, reflektimi dhe inkurajimi për të gjitha familjet pjesëmarrëse, duke theksuar rëndësinë e komunitetit dhe jetës së krishterë në familje.

Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti, familjarët morën pjesë edhe në Liturgjinë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, me bekimin e Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij z. Anastas.
Në përfundim të kësaj vizite, pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj At Vasil Jovan për mikpritjen vëllazërore dhe bashkëpunimin e përzemërt.
Ky aktivitet, dëshmoi dhe përforcoi idenë se familja mbetet themeli i jetës së Kishës dhe i një shoqërie të shëndoshë.

Përmes lutjes, bashkëndarjes dhe komunikimit të sinqertë, familjet pjesëmarrëse u larguan nga ky takim më të forcuara në besim, më pranë njëra-tjetrës dhe me dëshirën për të vazhduar rrugëtimin e tyre të përbashkët në jetën kishtare dhe komunitare.

media.ngjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων