12/04/2023 12/04/2023 TË ENJTEN E MADHE – lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës. Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes dhe për disa persona të afërt si edhe një vezë për shtëpinë, të cilën e mbajmë brenda në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër. Të SHTUNEN E MADHE – lyejmë përsëri vezë të...
12 Απριλίου, 2023 - 14:47

KUPTIMI I TRADITËS SË LYERJES SË VEZËVE

Διαδώστε:
KUPTIMI I TRADITËS SË LYERJES SË VEZËVE

TË ENJTEN E MADHE – lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës. Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes dhe për disa persona të afërt si edhe një vezë për shtëpinë, të cilën e mbajmë brenda në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër.
Të SHTUNEN E MADHE – lyejmë përsëri vezë të kuqe të Pashkës. Lyejmë sa të kemi dëshirë, d.m.th. lyejmë për konsumim të familjes sonë dhe gjithashtu lyejmë për t’u dhuruar edhe të tjerëve.
PËRBËRËSIT që nevojiten:
* Bojë ushqimore për vezë (gjendet në kishë)
* 25-30 kokrra vezë (mund të bëhen edhe më pak, sipas dëshirës)
* 6 gota ujë të vakët
* 1 e gjysmë filxhan kafe uthull cilësore
* Një pecetë e lyer me vaj lulëdielli/ulliri (sipas dëshirës)
PERGATITJA
– FIGURA 1 – Lajini mirë vezët që doni të ngjyeni dhe i zieni në zjarr të ngadaltë që të mos hyhen.
– FIGURA 2 – Në një enë hidhni 6 gota ujë të vakët, uthullën në filxhan, bojën dhe e përzieni shumë mirë.
– FIGURA 2 – Vendosni vezët e ziera mirë (afërsisht 15 kokrra) në enën me bojën e tretur dhe i lini brenda 3-5 minuta.
– FIGURA 3 – Në vazhdim i hiqni dhe i lini të thahen.
– FIGURA 2 – Në të njëjtën bojë vendosni 15 kokrrat e tjera.
– FIGURA 4 – Në fund i lyeni me një pecetë me vaj që të shkëlqejnë.
– Mund të bëhet sipas dëshirës në rast se doni të bëni edhe vezë të tjera.
* * * * *
KUPTIMI I TRADITËS SË LYERJES SË VEZËVE
Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, që në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.
Po për vezën e kuqe ekziston dhe një gojëdhënë e Kishës: Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων