14/01/2020 14/01/2020 Fondi Evropian do të financojë restaurimin e pesë manastireve. Ministria e Zhvllimit Rajonal dhe Veprave sociale ka deklaruar se pesë prej manastireve më të hershëm të Bullgarisë: Backovski, Trajanski, Kremikovski, Kilifarevski dhe Plakovski , të cilat janë deklaruar dhe monumente kulture, do të restaurohen së shpejti me ndihmën e Fondit Evropian. Në manastirin e “Marrjes...
14 Ιανουαρίου, 2020 - 15:10

Lajme nga Bota – Bullgari Fondi Evropian do të financojë restaurimin e pesë manastireve Orthodhokse

Διαδώστε:
Lajme nga Bota – Bullgari Fondi Evropian do të financojë restaurimin e pesë manastireve Orthodhokse

Fondi Evropian do të financojë restaurimin e pesë manastireve.

Ministria e Zhvllimit Rajonal dhe Veprave sociale ka deklaruar se pesë prej manastireve më të hershëm të Bullgarisë: Backovski, Trajanski, Kremikovski, Kilifarevski dhe Plakovski , të cilat janë deklaruar dhe monumente kulture, do të restaurohen së shpejti me ndihmën e Fondit Evropian.

Në manastirin e “Marrjes në qiej të Hyjlindëses” në fshatin Backovski, pritet të rinovohen një pjesë e godinave dhe e zonës përreth si dhe të ndërtohet një vend i ri për të pritur pelegrinët. Ky manastir u themelua më 1083 nga një komandant i ushtrisë së perandorit të atëhershëm të Bizantit, Aleksi I Komenos.

Manastiri i “Fjetjes së Hyjlindëses” në Trajanski do të riparohet në kahhun e tij perëndimor si dhe në kishën qendrore. Ky manastir u ndërtua në shek. 17. Nga murgjit eremitë, të cilët sollën me vete ikonën mrekullibërëse të “Hyjlindëses me tri duar”.

Do të kryhen renovime dhe në manastirin e Shën Ilias në Plakovo, i cili është djegur dhe bastisur shpesh gjatë periudhës Otomane, por që ka arritur të ruajë ikonat dhe afresket dhe kambanoren 26 metra të lartë, të punuar mjeshtërisht.

Ndërhyrje restauruese do të ketë dhe në manastiret e tjera të përmendura.

Qëllimi i kësaj vepre rindërtuese është rritja e numrit të pelegrinëve dhe turistëve. Sipas raportimeve, fondet do të mblidhen nga programi “Rajonet në zhvillim” 2014-2020, i cili është nën mbikëqyrje të Ministrisë së Bullgarisë.

radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων