03/04/2021 04/04/2021 Ne jemi të mjeruar, Perëndia im. Me duart tona jemi përpjekur ta fshijmë dashurinë nga planeti ynë. Shiko, o Zot, sa shumë e kemi venitur dashurinë. Dhe si përfundim, arritëm të vendosim egoizmin dhe lakminë si rregullator të marrëdhënieve tona. Sytë tanë tregojnë ftohtësinë e çelikut, kur nuk ndizen nga lakmia dhe kur nuk flakërohen...
03 Απριλίου, 2021 - 18:28
Τελευταία ενημέρωση: 04/04/2021 - 18:29

“Le të derdhet dhe le të drejtojë kudo dashuria Jote”!

Διαδώστε:
“Le të derdhet dhe le të drejtojë kudo dashuria Jote”!

Ne jemi të mjeruar, Perëndia im. Me duart tona jemi përpjekur ta fshijmë dashurinë nga planeti ynë.
Shiko, o Zot, sa shumë e kemi venitur dashurinë. Dhe si përfundim, arritëm të vendosim egoizmin dhe lakminë si rregullator të marrëdhënieve tona.
Sytë tanë tregojnë ftohtësinë e çelikut, kur nuk ndizen nga lakmia dhe kur nuk flakërohen nga të papërmbajturit.
Jisu, o Dashuri pa kufi, ki mëshirë për ne. Nënyra si po jetojmë na mbyt, na merr frymën.
Ki mëshirën për ne, o Dashuri përtej çdo dëshire. Ne jemi të rinj dhe sapo e kemi filluar jetën. Nuk mund të jetojnë dot pa dashuri. Bota jonë është e çuditërisht e huaj për ne, pavarësisht sa shumë mund të na magjepsë.
Si të ecim përpara?
A duhet ta shkatërrojmë jetën tonë, o Perëndi, në luftën për interesa personale që na fut në konflikt me njëri – tjetrin?
A duhet të jetojmë me anë të metodave të shpikura të asgjësimit? A duhet të vdesim në garën kriminele dhe të paligjshme të tradhtisë dhe vjedhjes?
Le të derdhet dashuria Jote, Krisht, dhe të pastrojë komunitetet tona prej njollës së urrejtjes dhe vaditi shpitrat tanë të izoluar dhe hermetikë.
Le të vijë dashuria Jote, le të drejtojë kudo dashuria Jote.
Me padurim po presim flladin e dashurisë Sate të ëmbël, që t’i bëjë burim jete mushkëritë tona të vyshkura.
Le të bëhet dashuria Ligji dhe Statuti i Kushtetutës së jetës sonë, klima jonë e brendshme, atmosfera midis gjithë njerëzve.
Dërgo dashuri, o Perëndi, në familje, qytete, fshatra dhe kombe.
Nxitna në konkurs botëror për dashuri.
Shkrije akullin që rrethon zemrat tona.
Në universite, në dyqane, në makina, në fabrika, në fushë, në vila, dhe pallate, themelo vatra dashurie dhe drejtoji në dashuri.
O Perëndi, krijo një popull të ri të gatuar me dashuri.
O Zot, transformoje botën tonë në botë dashurie. Amin.

Kryepiskopi i Amerikës
Dhimitri

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων