27/07/2022 27/07/2022 Dikur dy anije luftarake po bënin një stërvitje. Papritur, filloi të bëhej mot i keq dhe pas katër ditësh stërvitje, në mbrëmje në mot të keq, roja i një prej anijeve shikon që drejt tyre po afrohej një anije tjetër. Roja i anijes luftarake lajmëron kapitenin dhe i thotë se një anije po vjen drejt...
27 Ιουλίου, 2022 - 15:03

“Le të forcojmë jetën tonë, familjen tonë, shoqërinë tonë, me parimet e shenjta të Perëndisë”!

Διαδώστε:
“Le të forcojmë jetën tonë, familjen tonë, shoqërinë tonë, me parimet e shenjta të Perëndisë”!

Dikur dy anije luftarake po bënin një stërvitje. Papritur, filloi të bëhej mot i keq dhe pas katër ditësh stërvitje, në mbrëmje në mot të keq, roja i një prej anijeve shikon që drejt tyre po afrohej një anije tjetër. Roja i anijes luftarake lajmëron kapitenin dhe i thotë se një anije po vjen drejt tyre.
Kapiteni i pyet: “Si është drita e ndërprerë apo e njëtrajtshme? Ai i thotë: “Është e njëtrajtshme”. Kapiteni urdhëron ti bëjë sinjal anijes tjetër që të bëjë një shmangie 20 gradë dhe anija tjetër përgjigjet: “Ju lutem, ju duhet të bëni një ndryshim 20 gradë. Kapiteni u mërzit: “Unë jam kapiteni i anijes, ju duhet të bëni një ndryshim 20 gradë”. Anija tjetër përgjigjet: “Unë jam ushtar i gradës së dytë e megjithatë ju duhet të bëni një ndryshim 20 gradë”. Kapiteni u mërzit akoma më shumë dhe u dërgon përsëri një sinjal dhe u thotë: “Unë jam një anije luftarake, ju duhet të ndryshoni 20 gradë drejtimin tuaj”. Dhe përgjigjja vjen: “Unë jam një Far! Ju duhet të ndryshoni këndin 20 gradë”! Edhe kapiteni urdhëroi që anija e tij të ndryshojë 20 gradë.
Parime të Shenjta, të dashur besimtarë, Urdhëresat e shenjta, të cilat Zoti i ka mbjellë në zemrën tonë ose na i ka dhënë neve, janë si ai Fari, ato mbeten të pandryshueshme, ato mbeten për të na drejtuar jetën tonë, shoqërinë tonë. Nëse do të prishim këtë Far, nëse do të prishim këto parime, patjetër shoqëria jonë do të shkatërrohet. Nëse anija do të godiste shkëmbin, patjetër dëmi do ishte mbi anijen. Shoqëria jonë njerëzore vazhdimisht këtë gjë ka bërë, vazhdimisht ka prishur këto parime të shenjta dhe ka pasur pasoja shkatërruese në jetën e saj.
Le të mos shkojmë shumë larg por të shikojmë vendin tonë. Le të kujtojmë që në vitet e komunizmit, ne shkatërruam ato parime të shenjta. Shkatërruam çdo gjë të shenjtë që kishim ndër breza.
Shkatërruam kisha, shkatërruam besimin, shkatërruam çdo gjë të shenjtë të njeriut, i shkatërruam shoqërisë të drejtën për të besuar, për të pasur një pronë personale, për të folur lirshëm, i shkatërruam të gjitha këto parime të shenjta dhe pamë pasojat që solli kjo gjë. Por edhe pas demokracisë, pas 30 vitesh, ende këto parime të shenjta janë dëmtuar, ndonëse sot jemi të lirë të besojmë dhe kishat janë të hapura përsëri, shumë kisha dyert e tyre i kanë të mbyllura sepse i kanë marrë atyre pronat, kanë shkatërruar vendet e shenjta, akoma më tepër dhe ato pak prona që kanë pasur vazhdojnë ti kenë ata, ti zotërojnë edhe ti vjedhin në mënyra të ndryshme. Edhe pse sot themi, kemi të drejtën e lirisë së fjalës përsëri njeriu ka frikë të thotë të vërtetën dhe fjalën e tij, sepse e di që do ta largojnë nga puna. Edhe pse sot jetojmë në demokraci përsëri nuk jemi të lirë. Bëjmë aq sakrifica për të studiuar, investojmë aq shumë në edukimin e fëmijëve dhe e dimë që përseri duhet të paguajmë ose duhet të lidhim kontratë me një parti për t’u punësuar. Ndonjëherë ndodh që duhet të paguajmë akoma dhe me nderin tonë për të pasur një vend pune.
Këto parime të shenjta vazhdimisht na tronditin. Shoqëria nuk do të eci e sigurtë asnjëherë nëse nuk vendosim drejtësi hyjnore në jetën tonë. Sa herë ne dëmtojmë parime të tilla të shenjta ne rrezikojmë shoqërinë tonë. Një shtëpi e ndërtuar me gjak, me vjedhje, me korrupsion, etj. nuk mund të qëndrojë dot, ajo do të paguajë një ditë për padrejtësitë e saj. Të njëjtën gjë kur ne vendosëm të jetojmë si familje, si shoqëri duke prishur këto parime të shenjta, patjetër që do të vijë shkatërrimi.
Në kohët në të cilat ne jetojmë, kur ne vazhdimisht ndjejmë që diçka nuk shkon mirë në shoqërinë tonë, shtrohet pyetja çfarë duhet të bëjmë? Duhet të bëjmë atë që Zoti Krisht i tha të paralizuarit.
Thotë Zoti: “Mëkatet të janë falur, ji i shëndoshë”.
Kur ne të pendohemi për mëkatet tona, kur të kërkojmë falje për mëkatet tona, kur ne të përpiqemi të vendosim parimet e Tij të Shenjta në jetën tonë atëherë Zoti do të forcojë shoqërinë tonë dhe jetën tonë!
Le të kujtojmë çfarë na thotë Zoti: “Kush ruan urdhëresat e mia e kush i zbaton ato e ka ndërtuar shtëpinë në një shkëmb dhe çfarëdo furtune të vijë, ajo shtëpi do të qëndrojë e paprishur”.
Prandaj, të dashur besimtarë, le të forcojmë edhe ne jetën tonë, familjen tonë, shoqërinë tonë në këto parime të shenjta dhe çfarëdo furtunë të vijë në jetën tonë ne e dimë që Zoti do të na tregojë të fortë e të fuqishëm.
Amin
Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla

E Diela e VI e Mattheut, 24 Korrik 2022
Katedralja e “Shën Gjergjit” Fier

Radio “Ngjallja”

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων