17/10/2022 17/10/2022 Kur ne të dashur besimtarë, lexojmë shëmbëlltyrën e mbjellësit, ose kur e dëgjojmë atë siç e dëgjuam sot në pjesën e Ungjillit, të gjithë ne duhet t’i bëjmë një pyetje vetes – Një pyetje shumë të rëndësishme, secili nga ne duhet të pyes veten e tij dhe ti thotë: Kujt toke i përkas unë? Shpirti...
17 Οκτωβρίου, 2022 - 14:23

“Le te jetë zemra jonë toka pjellore, le të jetë familja jonë familja e Noeut”!

Διαδώστε:
“Le te jetë zemra jonë toka pjellore, le të jetë familja jonë familja e Noeut”!
Kur ne të dashur besimtarë, lexojmë shëmbëlltyrën e mbjellësit, ose kur e dëgjojmë atë siç e dëgjuam sot në pjesën e Ungjillit, të gjithë ne duhet t’i bëjmë një pyetje vetes – Një pyetje shumë të rëndësishme, secili nga ne duhet të pyes veten e tij dhe ti thotë: Kujt toke i përkas unë? Shpirti im kujt toke i përket? I përket asaj toke të cilës fara e besimit ra tek ajo, por i Ligu menjëherë e mori nga zemra jonë dhe patjetër që ajo as mbiu dhe as nuk dha fryte.
Apo mos i përket asaj toke që ishte gurishte, e cila fara e besimit mbiu pak qëndroji për një kohë të shkurtër, por kur erdhën vështirësitë në jetën tonë qoftë personale, familjare, shoqërore, të ndryshme ekonomike, shpirtërore, shëndetësore ne u larguam nga besimi dhe besimi ynë vdiq dhe nuk dha fryte. Apo mos ndoshta i përkasim asaj toke që ishte në ferrë ku besimi ynë qëndroi pak, u rrit pak, por gjithë ato shqetësime të jetës sonë, gjithë gjërat e kësaj bote siç janë shqetësimet për familjen, shkollën, punën, kënaqesitë e ndryshme, fama të gjitha këto gjëra na bënë që të largohet besimi dhe besimi të mbytet e të vdes dhe të mos jap fryte. Do ishim me fat të madh të bekuar, nëse do ti bënim pyetje vetes sonë dhe ajo do të na përgjigjej dhe të thotë: Unë u përpoqa të jem si ajo toka e mirë që dha fryte 100-fish. Por, në të vërtetë kujt toke i përkasim ne?
Një pyetje që seriozisht duhet të bëjë çdo i krishterë, çdokush nga ne. Në pamje të parë duket se kjo shëmbëlltyrë është shumë dëshpëruese, e pashpresë, sepse nga katër pjesët në të cilët ra fara, tre nga ato pjesë fara nuk dha fryte dhe vetëm një pjesë dha fryt. Zoti në fakt me shëmbëlltyrën që na jep nuk na thotë se cila pjesë ishte më e madhe. Na le të kuptojmë që ato pjesë janë të barabarta, ose ndoshta na le të kuptojmë në kohë të ndryshme, në periudha të ndryshme të njerëzimit, ose ndoshta në periudha të ndryshme të vet jetës sonë. Ne i përkasim tokave të ndryshme, ndoshta në periudha të ndryshme një tokë është më shumë pjellore, një tokë tjetër është më pak pjellore. Pavarësisht se është aq dëshpëruese kur shikojmë që nga katër pjesët tre nuk janë me fryte. Përsëri brenda këtij dëshpërimi ka shpresë. Ka shpresë për atë tokë pjellore që dha 100-fish fryte.
Edhe ne dimë shumë mirë që sado e vogël të jetë kjo tokë, por brenda kësaj toke ka një potencial shumë të madh dhe kjo tokë pjellore mund të bëhet bekim për të gjithë njerëzimin. Dhe të mos harrojmë historinë me përmbytjen me Noeun. Ishte pikërisht Noeu, tre djemtë dhe gratë e tyre që shpëtuan nga përmbytja, sepse në zemrën e kësaj familje të bekuar Zoti pa besim dhe shpresë. Nga gjithë njerëzimi që ekzistonte në atë kohë vetëm familja e Noeut ishte familje e besës. Por, kjo familje prej 8 vetësh u bë shkak për të jetuar gjithë njerëzimi, u bë shkak për të vazhduar gjithë njerëzimi, tetë vetë besimtarë u bënë shkak që ne sot vazhdojmë të shijojmë të mirat e Perëndisë. Të shijojmë bukurinë e Zotit, te shijojmë lavdinë e Perëndisë. Për të na thënë se gjithmonë ka shpresë dhe se kjo shëmbëlltyrë nuk është që na dëshpëron, por të na japë kurajo dhe shpresë. Besimi është i nevojshëm në jetën tonë dhe besimi na jep forcë, guxim, shpresë, gezim, prandaj duhet ta lëmë këtë besim të jetë në zemrat tona që të japë fryte.
Edhe patjetër gjëja më e madhe, më e bukur që do të na japë Zoti nëpërmjet besimit tonë është qëndrim pa fund në Mbretërinë e Tij. Kështu, le te përpiqemi të dashur besimtarë që zemra jonë të jetë ajo toka pjellore që familja jonë të jetë si familja e Noeut, që zemra jonë të bëhet një bekim për familjen tonë, që familja jonë të bëhet një bekim për shoqërinë dhe për gjithë njerëzimin. Amin!
Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla.
E Diela IV Llukait
16/10/2022.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων